LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët ankohen se nuk po u shlyhet borxhi edhe pas pagesës

Qytetarët ankohen se nuk po u shlyhet borxhi edhe pas pagesës

Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur qytetarëve nuk u shlyhet borxhi edhe pas kryerjes së obligimeve.

Në ujësjellësin rajonal ‘’Prishtina’’ thonë se është e vërtetë se ka raste të tilla. Ata thonë se ankesat e qytetarëve po i shqyrtojnë dhe po punojnë që problemet e kësaj natyre të evitohen sa më shpejt.

Gentiana Krasniqi, nga Prishtina, është një nga qytetarët e shumtë, që edhe pasi ka bërë pagesën e ujit, borxhi nuk i është fshirë. Ajo tha për Radio Kosovën se faturën e ujit për muajin shkurt e ka paguar në një institucion mikrofinanciar, por, kur ka marrë faturën e muajit mars, ka parë se borxhi nuk i është fshirë.


“Kam pasur problem shumë me faturat e ujësjellësit. Më ka ndodh dy herë që e kam paguar faturën, dhe muajin tjetër përsëri më ka ardhur fatura me borxhin e vjetër, do me thënë, edhe pse e kam paguar, borxhi nuk është fshi. E për këtë, kam bërë ankesë në ujësjellës, se nuk është në rregull ta paguash faturën, e borxhi mos me t’u fshi”, tha Krasniqi.

Gentiana pohoi se nuk po arrin të kuptojë se ku është problemi, dhe si është e mundur që edhe pas kryerjes së obligimeve borxhi të mos fshihet. Ajo kërkon që borxhi t’i fshihet dhe të merren masa që këto probleme të mos përsëriten më.

E se disa qytetarë kanë probleme të tilla të mos fshirjes së borxhit edhe pas kryerjes së pagesave, e konfirmon edhe zëdhënësja e Ujësjellësit rajonal ‘’Prishtina’’, Arjeta Mjeku, e cila për radion tonë, tregoi arsyet se pse po ndodh ky problem.

“Kjo po ndodh për shkak se konsumatorët kur po i kryejnë pagesat, nuk po e shkruajnë numrin e faturës apo edhe kodin e konsumatorit. Por pagesat po i kryejnë vetëm me emër e mbiemër, që po na vështirëson identifikimin e pagesave. Përqindja është shumë e vogël e pagesave të cilat kanë probleme të tilla”, tha ajo.

Zëdhënësja Arjeta Mjeku, tha se Ujësjellësi rajonal ‘’Prishtina’’, po i shqyrton në vazhdimësi ankesat e qytetarëve dhe gabimet po përmirësohen duke fshirë borxhet. Ajo theksoi se ky është problem teknik, dhe se Ujësjellësi po punon për tejkalimin e tij. Mjeku tha se për këtë, Ujësjellësi do të krijojë një modul financiar që pamundëson pagesën e faturave të ujit pa u dhënë numri i faturës apo kodi financiar i konsumatorit.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori