Çmimi i shportës familjare po vazhdon të rritet, pasi sipas statistikave zyrtare rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe pijeve jo alkoolike gjatë muajit janar ishte 2.4 për qind.
Qytetarët e Kosovës që nga viti 2021 kanë filluar të përballen me ngritjen e çmimeve, ku llogaritet se ishte 3.4 për qind. Në vitin pasues, ngritja e çmimeve ishte 12 për qind, kurse në vitin 2023 këto çmime llogaritet se janë ngritur mbi 6 për qind.
Edhe këtë vit sipas parashikimeve, shkalla e inflacionit pritet të jetë 3 për qind.
Kjo ka ndikuar që qytetarët të ankohen se nuk po mund t’ia dalin me pagat që ata i marrin dhe se e kanë të vështirë të mbulojnë nevojat më elementare për jetë. Sipas tyre, paga minimale duhet të jetë 400 euro.
Qytetari Agim Lukova tha se për disa qytetarë rritja e çmimeve është e vështirë. Për Kosovapress, ai u shpreh se gjithçka varet nga të ardhurat e familjes dhe se nëse rriten çmimet, duhet të rriten edhe pagat.
“Për dikë është vështirë e për dikë është disi e për dikë është mirë, gjithçka varet prej të ardhurave që i kanë, por në të vërtetë çmimet në vend që të ulen, vetëm po shkojnë dikën më pak dikën më shumë…Ka një problem në të gjithë botën në qoftë se rriten çmimet do të thotë se edhe taksat rriten dhe duhet të rriten edhe rrogat edhe pensionet.. Ma merr mendja që paga minimale duhet të jetë 300 euro ndoshta”.
Qytetari tjetër, Musa Meholli, tha se me rritjen e çmimeve, paga minimale në Kosovë duhet të jetë 400 euro, pasi sipas tij jeta është bërë e vështirë, teksa shtoi se edhe shteti duhet të gjejë forma që të lehtësohet jeta e qytetarëve.
“Sigurisht që janë pagat e vogla, shtrenjtimet janë të mëdha. Jeta është mjaft e vështirë, mirëpo edhe shteti nuk ka kapacitete që mundemi t’i plotësojmë këto kërkesa që po i bëjnë qytetarët…Për qytetarë është jeta mjaft e vështirë, por duhet që të punojmë më tepër edhe ata edhe shteti të ketë forma për të grumbulluar mjete që t’ia lehtësojnë jetën e tyre…Me këto çmime që janë tani, paga minimale nën 400 euro nuk ka mundësi të del një familje katër anëtarëshe”, tha ai.
Në anën tjetër, Jehar Bardhi, pensioner, tha se çdo qytetar duhet të konsumojë ushqime bio. Ai shtoi se çmimet janë rritur, por jo edhe rrogat e pensionet.
“Për momentin mesatarja po shkon 65-vjeçar, ai që përdor ushqimet bio mundet me jetua më shumë, unë për momentin i kam 75 vjet…Ushqimet bazike faktikisht janë duke u rritur në krahasim me vitet më herët. Rritja e rrogave ka mbetur, pensionet kanë mbetur e çmimet kanë shkuar fantastike të larta…Paga minimale nën 400 euro nuk mundet të ja del një person vet i dyti”, theksoi Bardhi.
Ndërkaq, qytetari Mehmet Govori u shpreh se nëse rriten çmimet, duhet që të rriten edhe pagat. E sipas tij, paga minimale duhet të jetë 850-900 euro.
“Për standardin e tanishëm është pak e vështirë, nuk është edhe e lehtë por çfarë të bëjmë tani…Nëse rriten çmimet duhet të rriten edhe pagat edhe pensionet edhe të gjithat duhet të rriten…Paga minimale duhet të jetë 850-900 minimalja duhet me qenë, sepse njeriu nuk mundet me jetu me këto paga”, deklaroi ai.
Në vitin 2020, inflacioni ishte shumë i vogël me 0.2 për qind. Ngritja nisi në vitin 2021, me 3.4 për qind. Vitin 2022 Kosova e ka mbyllur me shkallë mesatare inflacioni gati 12 për qind.
Normës së rritjes së çmimeve siç njihet inflacioni ndryshe, i ka dhënë shtytje pandemia e koronavirusit në vitin 2020/21, e pastaj edhe pushtimi rus i Ukrainës, më 2022. Kurse në vitin 2023, sipas parashikimeve të BQK-së, llogaritet se inflacioni arrinte në 6.2 %.
Parashikimet e Bankës Qendrore Evropiane janë se shkalla e inflacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor do jetë 3 për qind në vitin 2024.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje