Qumështi i dhisë – pse është kaq i mirë për qenin apo macen tuaj

A ka diarre qeni apo macja juaj kur i jepni qumësht? Nuk është e pazakontë. Shumë kafshë, veçanërisht macet, zhvillojnë një intolerancë ndaj laktozës gjatë jetës së tyre, e cila mund të çojë në shqetësime të tretjes kur u jepen produkte qumështi me bazë lope.
Megjithatë, shumë prej këtyre qenve dhe maceve mund të konsumojnë qumësht dhie pa ndonjë problem. Në fakt, qumështi i dhisë dhe produktet e tij ofrojnë disa përfitime të veçanta shëndetësore që e bëjnë atë të vlefshëm për konsum.
Nuk ka asgjë të re në qumështin e dhisë
Ndërsa produktet e qumështit të dhisë mund të duken si një trend i ri ushqimor, dhitë u zbutën gati 10,000 vjet më parë në Azinë Perëndimore.
Fermerët neolitikë në Lindjen e Afërt filluan të mbanin tufa të vogla nga to për qumështin dhe mishin e tyre. Në fakt, 65 për qind e popullsisë së botës ka qenë duke pirë qumësht dhie dhe duke ngrënë produkte të bëra nga qumështi i dhisë, për mijëra vjet. Sot, ka mbi 300 raca të dhive.
Pse qumështi i dhisë është më i mirë për qenin apo macen tuaj?
Qumështi i dhisë ka disa veti unike që e bëjnë atë një zgjedhje të shëndetshme për qentë dhe macet tona.
-
Është veçanërisht i mirë për kafshët me ndonjë problem tretës. Kjo sepse qumështi i dhisë përmban komponime të quajtura oligosakaride, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit të zorrëve.
-
Qumështi i dhisë ka karbohidrate speciale prebiotike që ushqejnë bakteret e dobishme të zorrëve. Prebiotikët janë edhe më të dobishëm për promovimin e një zorre të shëndetshme sesa probiotikët – kjo për shkak se bakteret probiotike dhe sporet e tyre duhet të mbijetojnë acidin klorhidrik në stomak, kështu që shpesh shpërbëhen. Fermentimi i qumështit të dhisë siguron vlera edhe më të mëdha ushqyese, sepse procesi i fermentimit shton më shumë prebiotikë në përzierje.
-
Produktet e qumështit të bëra nga qumështi i dhisë janë më pak alergjike sesa ato të bëra nga qumështi i lopës. Së pari, kjo është për shkak se shpesh është një proteinë e re për shumicën e qenve dhe maceve, që do të thotë se ndjeshmëria ndaj ushqimit dhe intoleranca ka shumë më pak të ngjarë të ndodh. Po ashtu, globulat më të vogla të yndyrës në qumështin e dhisë, së bashku me përqendrimet e tij më të larta të acideve yndyrore me zinxhir të vogël dhe të mesëm, lejojnë që ai të tretet më shpejt dhe me shumë më pak përpjekje sesa qumështi i lopës. Në fakt, qumështi i dhisë mund të tretet në më pak se 20 minuta.
-
Qumështi i dhisë ofron një paketë ushqimore të plotë pasi përmban vitamina, minerale, elektrolite, elementë gjurmë, enzima dhe proteina. Në të vërtetë vepron si një agjent metabolik sepse rrit thithjen dhe përdorimin e mineraleve të tilla si hekuri, magnezi, kalciumi dhe fosfori – i cili është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm! Qumështi i dhisë furnizon vitaminat A dhe D dhe është i pasur me trigliceride dhe acide yndyrore. Studimet kanë treguar se lipidet në qumështin e dhisë mund të zvogëlojnë ankthin, ndërsa sasitë e larta të selenit dhe zinkut janë të shkëlqyera për sistemin nervor.
-
Për shkak se qumështi i dhisë është i pasur me yndyrë dhe me pak sheqer, metabolizmi i glukozës bëhet shumë më efektiv në trupin e kafshës. Do të thotë, qumështi i dhisë është një mjet i shkëlqyeshëm për menaxhimin e diabetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtatë arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë

Gota mban erë vezësh? Ja pse ndodh!

Më të mençurit janë personat që e preferojnë vetminë

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame