Falë vlerave të larta energjike të cilat i posedon, ushqimet nga elbi u rekomandohen posaçërisht fëmijëve, sportistëve (rekreativëve dhe profesionistëve), si edhe personave të cilët u ekspozohen ngarkesave të shtuara mendore dhe fizike.
Është i pasur me minerale siç janë: kaliumi, fosfori, kalciumi, hekuri, magnezi, jodi, por edhe me vitamina të vlefshme të grupeve C, A, B, E dhe K, prandaj edhe rekomandohen për ushqimin e fëmijëve, sepse përshpejton rritje të shpejtë, transmeton Telegrafi.
Fibrat që gjenden në përbërje të elbit do të reduktojnë kolesterolin dhe nivelin e glukozës në gjak. Elbin përdoreni si shtesë në ushqimet siç janë supat dhe gjërat e ziera.
Është ilaç për njerëzit e dobët dhe njerëzit që nuk kanë fuqi. Përdoret edhe për shërimin e sëmundjeve të mushkërive, pastaj edhe kundër inflamacioneve të shumta të mushkërive dhe kundër plogështisë.
Rekomandimi kryesor është që elbi të qëndrojë në ujë gjatë tërë natës, ndonëse bën që edhe drejtpërdrejt ta zieni pa e lënë paraprakisht në ujë.
Në një tenxhere të përshtatshme qitni ujë dhe në të qitni elbin. Kushtoni kujdes që të jetë në përpjesëtimin një me tre (1:3) në favor të ujit.
Sapo uji të fillojë të vlojë, zvogëloni zjarrin në shporet dhe vazhdoni ta zieni lehtë edhe 45 minuta. Mos harroni që herë pas here të qitni nga pak ujë, sepse elbi thith shpejt ujin, andaj ekziston mundësia që të vlojë i tëri dhe të shkrumbohet.
Fikni zjarrin vetëm atëherë kur të jetë zier mirë. Hiqeni tenxheren anash dhe lëreni edhe 60 minuta të qëndrojë, sepse elbi thith edhe ujin e mbetur.
Pastaj kullojeni mirë – dhe qulli i elbit është plotësisht i gatshëm për ta konsumuar. Nëse keni bërë sasi më të madhe, pasi që të ftohet tepricën mund ta ruani në frigorifer. Varësisht nga lloji, qulli i elbit më së shpeshti ka ngjyrë të bardhemët-të gështenjtë.
Pasi ta keni bërë, mund ta konsumoni sipas dëshirës suaj, neve më së shumti për kafjall na kënaq qulli i ëmbël i elbit madje në këto variante:
▪ Qulli nga elbi, jogurt, një lugë e vogël mjaltë dhe pemë pylli.
▪ Qulli i elbit, qumësht soje, arra indiane dhe marmelatë shtëpiake.
▪ Qulli, një mollë e grirë, fara të bluara liri, kanellë dhe mjaltë.
▪ Qulli nga elbi, kefir, pemë të thara dhe komposto.
Për cilindo kombinim që të vendosni të jeni të bindur se nuk do të gaboni. Në variantet e njelmëta i shtohet spinaqit, fasules dhe perimeve të ziera, serviret me kërpudha, mish zogu por bëhet edhe qulli i elbit me perime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje