LAJMI I FUNDIT:

Qofte vegjetariane me bimë bishtajore

Qofte vegjetariane me bimë bishtajore

Nevojiten:

* Bimë bishtajore të ndryshme, sipas dëshirës (p.sh. fasule, qiqra, bathë ose bizele)
* 1 koncentrat lëng perimesh (ose kripë)
* 1 domate mesatare e grirë në rende, për çdo 250 gr bimë bishtajore
* 1 qepë mesatare e grirë në rende, për çdo 250 gr bimë bishtajore
* 1/2 filxhan çaji galetë të bluar për çdo 250 gr bimë bishtajore
* pak piper të zi
* piper të kuq
* erëza, sipas dëshirës (kopër, majdanoz, nenexhik, etj)
* pak sodë , vaj për skuqje
* miell për skuqje.

Përgatitja:


1. Ziejmë bimët bishtajore derisa të zbuten krejtësisht. Para se të ketë marrë fund zierja e tyre, shtojmë koncentratin ose kripën.

2. I kullojmë, i lëmë të ftohen dhe i shtypim mirë me pirun

3. I hedhim në një tas, shtojmë lëndët e tjera dhe e punojmë mirë masën, derisa të lidhet.

4. E vendosim tasin në frigorifer për rreth 1 orë.

5. Në vazhdim, e nxjerrim nga frigoriferi dhe bëjmë qofte të mëdha. I kalojmë qoftet në miell dhe i skuqim në vaj të nxehtë, duke i kthyer që të marrin ngjyrë nga të dyja anët.