Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në informacionin për gjendjen me zjarret gjatë ditës dhe natës së kaluar, bën të ditur se zjarri në fshatin Dobraçë të Kumanovës, i cili u shkaktua nga një goditje rrufeje është shuar. Nga zjarri u dogjën rreth 1000 balona sanë dhe tërshërë dhe ndërhynë një automjet dhe dy zjarrfikës, përcjellë “KlanM”.
Me një veturë dhe tre zjarrfikës, nga ora 9 deri në ora 10 është intervenuar në fshatin Strahojadica, Komuna e Zelenikovës, ku është djegur bimësia e ulët në sipërfaqe prej 1000 metrash katrorë.
‘’Është intervenuar në shuarjen e mbeturinave të djegura dhe gomave të vjetra të veturave në lokacion afër ish-deponisë Vardarishte në Komunën e Gazi Babës. Në intervenimin e djeshëm nga ora 11.15 deri në orën 14.40 kanë marrë pjesë një automjet dhe tre zjarrfikës’’ – njofton QMK.
Me një automjet dhe tre zjarrfikës, dje nga ora 13:45 deri në ora 16:45 kanë ndërhyrë në shuarjen e vegjetacionit të djegur me kërcell të ulët në fshatin Gradmanci, Komuna e Petrovecit.
‘’Në periudhën prej orës 12:48 deri në ora 17:00 në afërsi të fshatit Trojkrsti është intervenuar për shuarjen e shtyllës së djegur nga rrjeti i EVN-së dhe traversave prej druri nga hekurudha Prilep-Manastir. Hekurudhat e Maqedonisë janë njoftuar me sugjerim që të bëhet kontroll në vendin ku ka rënë zjarri për të konstatuar gjendjen e infrastrukturës hekurudhore dhe sigurinë në komunikacion. Në intervenim kanë marrë pjesë dy automjete dhe katër zjarrfikës’’ – thonë nga QMK.
Gjithashtu mbrëmë nga ora 20:20 deri në orën 20:50, tre zjarrfikës me një automjet kanë intervenuar në shuarjen e mbeturinave të djegura në rrugën “Gjorçe Petrov”, afër tregut të Dushit në Kumanovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi