QMK: Mbetemi në gatishmëri të vazhdueshme pas shiut, breshërit dhe erërave të forta
Pas reshjeve të dendura të shiut dhe erërave të forta që goditën disa pjesë të vendit, deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar në Qendrën e Menaxhimit të Krizave.
"Drejtori i QMK-së, Muhammad Ali, së bashku me punonjësit e Sektorit Operacional dhe Shërbimit të Detyrës, po monitoron nga afër situatën në terren.
Qendra e Menaxhimit të Krizave mbetet në gatishmëri të vazhdueshme dhe vazhdon me aktivitete të koordinuara për të siguruar një reagim të shpejtë dhe efektiv institucional në rast nevoje", thuhet në deklaratën e QMK-së./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























