Kosova nuk ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore. Institucioni më i ngarkuar është Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, për shkak të afërsisë me Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Kështu thuhet në raportin për vitin 2023 të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës. Në bazë të monitorimit të kësaj organizate thuhet se gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të numrit të rasteve të lëndimeve e vetëlëndimeve.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti përmendi rastin e parë të kompensimit të dhunimit seksual në burgun e Dubravës në vitin 2014.
“Këtë vit kemi dëshmuar një rast historik të suksesit, ku gjykata për herë të parë e bën përgjegjës institucionet shtetëror për shkeljen e të drejtave të të burgosurve. E kam fjalën për një viktimë, fatkeqësisht të vitit 2014, i cili kishte përjetuar dhunë seksuale brenda burgut të Dubravës dhe që nga ai vit e kemi mbështetur dhe përfaqësuar në procese gjyqësore, por njëkohësisht rasti si i tillë natyrisht që ka qenë traumatizues dhe përveç që është përcjellur në procedura gjyqësore, i është nënshtruar rehabilitimit në organizatë dhe intervenimeve shëndetësore varësisht nga nevoja që i ka paraqitur rasti në fjalë.
Në shtator të vitit 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte aprovuar pjesërisht kërkesë-padinë e viktimës dhe e detyron Ministrinë e Drejtësisë të jep kompensimin për dëme. Pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi Ministria e Drejtësisë e kompenson viktimën, ashtu siç është e paraparë me aktgjykim. Ky është rasti i parë i këtij lloji, ku Gjykata e bën përgjegjës institucionin shtetëror për shkeljen e të drejtave të të burgosurve”, deklaroi Rushiti.
Ky raport i monitorimit, Rushiti shtoi se shërben për gjenerimin e veprimeve konkreteve nga institucionet vendimmarrëse.
Në prezantimin e këtij raporti, Fatmire Haliti nga QKRMT, tha se kanë zhvilluar 19 vizita monitoruese.
“Ne si vend nuk kemi institucione të veçanta për paraburgimin e personave me çrregullime mendore, kështu që ata janë të shpërndarë në të gjitha qendrat e paraburgimit duke i vendosur në situata ndoshta sfiduese vet institucionet korrektuese për trajtimin e këtyre kategorive. Si institucion më i ngarkuar me persona me çrregullime mendore është Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, për shkak të afërsisë që ka edhe me Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila është gjykata që e trajton më së shumti raste edhe po ashtu gjendet në afërsi të Institutit të Forenzikës së Kosovës…Në bazë të të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë përveç monitorimit që e kemi marrë nga monitorimi i institucioneve korrektuese, shihet që numri i përdoruesve (të substancave narkotike) është në rritje. Përqindja nga 14 që ishte në vitet e kaluara tashmë ka kaluar 16 për qind ”, u shpreh ajo.
Rritje ka pasur edhe të numrit të lëndimeve dhe vetëlëndimeve të të burgosurve në qendrat korrektuese.
“Vërehet që ka tendencë në rritje të rasteve të lëndimeve dhe vetëlëndimeve. Nëse marrim në mënyrë periodike nga viti në vit, prej vitit 2022 në vitin 2023 ka pasur një rritje prej 40 rasteve më tepër, 341 raste janë evidentuar në rastin 2022 të lëndimeve, ndërsa në vitin 2023 kanë qenë 381 raste të lëndimeve. Për këto raste gjatë vizitave monitoruese kur i kemi pyetur të burgosurit na kanë raportuar për mënyra të ndryshme të lëndimeve të cilat ndodhin qoftë përmes konflikteve në mes të burgosurve apo gjatë lëndimeve aksidentale në punë apo shëtitore apo edhe gjatë sportit.
E po ashtu ka pasur edhe raste të tilla që janë raportuar që kanë qenë nga përdorimi i forcës fizike prej stafit korrektues. Edhe numri i vetëlëndimeve ka shënuar një rritje, ku nga 125 vetëlëndime që kanë qenë të evidentuara zyrtarisht në vitin 2022, në vitin 2023, Departamenti Shëndetësor i Burgjeve raporton që numri ka qenë 189….Kemi pasur një vetëvrasje në vitin 2023”, shtoi Haliti teksa shtoi se numri i tentim vetëvrasjeve kanë qenë 24 raste.
Trajtimi i personave të privuar nga liria, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se është e rregulluar në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë penale dhe të drejtave të njeriut. Ai tha se po punojnë për krijimin e kushteve ligjore që personat e burgosur të trajtohen me dinjitet.
“Kemi punuar në tri ligje bazë për menaxhimin e institucioneve korrektuese, përkatësisht në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Ligjin për Shërbimin Korrektues dhe Ligjin për Shërbimin Sprovues. Këto ligje i kemi bërë të mundur që të dënuarve të ju njihen disa të drejta shtesë, përkatësisht të ju kthehen disa nga të drejtat që ju ishin hequr me ndryshimet ligjore të bëra nga qeveritë e kaluara…Kemi shtuar aktivitetet për luftimin dhe parandalimin e kontrabandës dhe për raste të kontrabandës kemi suspenduar zyrtarë korrektues dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë. Kemi bashkëpunuar me organizata”, deklaroi ai.
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani theksoi se ka rritje substanciale të buxhetit të Kosovës.
“Ka rritje substanciale të buxhetit nga ajo që nuk ka qenë as afër një milion euro buxheti, sot kemi buxhetin prej tetë milionë euro. Kemi kërkuar mbështetje në pajisje teknologjike më të avancuara, po ashtu edhe në pajisje të sigurisë të cilat do të na mundësonin avancimin tutje edhe përafrimin e standardeve ndërkombëtare….Si asnjëherë më parë vitin e kaluar kemi hapur konkurse, ku janë punësuar dhe janë në proces të punësimit afër 200 oficerë korrektues. Për herë të parë është hapur konkursi vetëm për gra ku janë punësuar 50 gra në institucionet tona korrektuese”, theksoi ai.
Në raportin e QKRMT-të për të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese thuhet se të burgosurit e intervistuar u shprehën kryesisht të kënaqur me ushqimin që ju shërbehet. Po ashtu, theksohet se tri vaktet e ushqimit shërbehen nëpër salla të përbashkëta. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nesër hapet tuneli i Murrizit, Rama: Dita e Verës shkon edhe në Dibër, përfundimisht lagja e gjelbër e Tiranës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

MPB vazhdon bastistjet në gjithë territorin e RMV-së: U sekuestruan armë, para dhe drogë

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker