Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Pejë ka organizuar një aksion për dhurimin e gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Ky aksion ka për qëllim të ndihmojë në përmbushjen e nevojave për gjak, përmes angazhimit të vullnetarëve.
Drejtoresha e QKMF-së, Arjeta Musliqi, në një deklaratë për Telegrafin, theksoi rëndësinë e këtyre aksioneve dhe vuri në dukje që janë mirëpritur nga komuniteti.
Ajo shtoi se aksioni i fundit ishte i planifikuar prej dy javësh, duke njoftuar në kohë për ardhjen e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për të mbledhur gjak nga dhuruesit potencialë.
“Para dy javësh janë lajmëruar që do të ketë një vizitë nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut që do të organizohet në QKMF, për vullnetarët shëndetësorë si dhe qytetarët”, ka thënë Musliqi.
Megjithatë, sipas saj, numri i dhuruesve ka qenë më i ulët se sa pritej, edhe pse njoftimi është bërë me kohë.
Musliqi theksoi se faktorë të jashtëm, si kushtet atmosferike dhe virozat sezonale, kanë ndikuar në pjesëmarrjen e ulët.
“Lajmërimi është bërë me kohë, nuk kemi fluks të madh. Ndoshta ka ndikuar koha edhe ftohjet që janë indikacione që nuk duhet pacienti të japë gjak. Ka pasur disa që kanë shprehur interesimin, por për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore nuk u është lejuar dhurimi i gjakut”, ka përfunduar ajo.
Ky aksion ka filluar në mëngjesin e të mërkurës nga ora 10:00 dhe ka përfunduar në orën 14:00. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi