LAJMI I FUNDIT:

QKMF në Mitrovicë përfiton donacion një autoambulancë me pajisje përcjellëse

QKMF në Mitrovicë përfiton donacion një autoambulancë me pajisje përcjellëse

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë ka përfituar një autoambulancë me pajisje përcjellëse nga Ministria e Shëndetësisë.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, personeli mjekësor si dhe drejtorë të tjerë komunal sot zyrtarisht e pranuan autoambulancën të ardhur si donacion nga MShQ-ja në vlerë prej 69,498 mijë euro.

Kryetari Bahtiri ka thënë se donacione të tilla janë dëshmi e një pune efikase të QKMF-së në Mitrovicë, që ka rezultuar me ngritjen e efikasitetit të punës së kësaj qendre në shërbim të pacientëve.


“Me këtë donacion të siguruara do të përmbushen në masë të konsiderueshme nevojat e qytetarëve për reagim të shpejt në ndihmë të pacientëve, që e bënë të rëndësisë vitale këtë donacion për jetën e pacientëve dhe lehtësinë e ofrimit të shërbimit mjekësor nga stafi shëndetësor”, ka thënë Bahtiri.

Edhe drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për këtë donacion i cili do të ndihmoj në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore dhe do të lehtësoj transportin e pacientëve nga niveli parësor i kujdesit shëndetësor në nivelet e tjera, në kushte më të avancuara dhe më të sigurta.

Ndërsa drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, ka falënderuar Dr. Albana Morina, specialiste e mjekësisë familjare si dhe Udhëheqëse e Divizionit të Kujdesit Parësor Shëndetësor në Ministritë Shëndetësisë për kontributin e saj që Komuna e Mitrovicës të jetë në kuadër të komunave të cilat janë përfituese e këtij donacioni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori