LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 17° partlycloudy_day

QKMF në Malishevë ofron shërbim falas për ultrazë të gjirit dhe mamografi

QKMF në Malishevë ofron shërbim falas për ultrazë të gjirit dhe mamografi
hands holding pink ribbons on pink background, Breast cancer awareness and October Pink day

Në kuadër të muajit tetor, i cili njjhet po ashtu muaji rozë, si dhe muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, shumë komuna dhe instucione të tjera, vazhdojnë të lansojnë kampanja vetëdijësuese rreth kësaj sëmundje që vazhdon të sulmojë shumë gra në vendin tonë.

Kampanjës vetëdijësuese rreth kancerit të gjirit, i është bashkuar edhe Komuna e Malishevës, e cila përmes një postimi ka bërë të ditur që në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore si dhe me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ‘Dr.Shpëtim Robaj’ në Malishevë, organizojnë aktivitete në kuadër të muajit rozë, me ç’rast QKMF në Malishevë do të ofrojë shërbim falas për ultrazë të gjirit dhe mamografi, për të gjitha gratë që janë të interesuara të bëjnë një kontrollë të tillë.


Në njoftimin e tyre po ashtu thuhet se me datë 8 tetor, me fillim nga ora 11:00 do të zhvillohet një ecje e cila do të shërbejë si një hap mbeshtetës për të gjitha ato gra që janë të prekura nga kjo sëmundje./Telegrafi/