Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në Kosovë kjo festë zyrtare po shënohet ndryshe.
Përderisa, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) sot me një numër të vogël të protestuesve ka protestuar kundër vdekjeve në vendin e punës, pagave të ulëta të punëtorëve, si dhe skemave pensionale, në parkun e Gërmisë qindra qytetarë kishin dal për të kaluar një ditë relaksi, duke pushuar por edhe duke zhvilluar aktivitete sportive në shoqërinë e tyre.
Telegrafi zhvilloi disa intervista me qytetarët në parkun e Gërmisë, sigurisht duke mos i penguar në kënaqësinë dhe qetësinë e tyre, arsyen për të cilën edhe kishin dal.
Nysret Zekolli, tha se ka dal që të relaksohet bashkë më fëmijët e tij.
Ai shprehu pakënaqësinë e tij për kushtet e punës së punëtorëve në vend, dhe tha se duhet t’u bëhet më shumë presion qeveritarëve nëpërmjet protestave, edhe pse ai vet nuk kishte marr pjesë në protestën e BSPK-së.
“Arsyeja kryesore që kam ardhur është t’i relaksoj fëmijët dhe veten. Koha e mirë, po s’është atmosfera siç ka qenë përpara. Në këtë ditë duhet të protestohet se çfarë kushtesh i kemi, pa protesta se di si po kalojmë. Nuk mora pjesë në protestë sepse dola këtu, por kanë bërë shumë mirë që kanë protestua…”, ka thënë ai.
Ndërsa një qytetare tha se ka dal për të hequr pak mërzinë.
“Dolëm pak me heq mërzinë. Jam pensioniste edhe e marr 90 euro pensionin”, tha ajo.
E një vajzë e cila ishte duke luajtur me një grup të të rinjve tha se ka dal për qejf në Gërmi, dhe se për 1 maj duhet të pushohet.
“Kemi dal për shëtitje. Duhet të pushohet për 1 maj”, potencoi ajo.
Ndërkaq, edhe Komuna e Prishtinës sot ka ndaluar qarkullimin e automjeteve përpos linjave të autobusit drejt parkut Gërmia, madje janë bllokuar edhe disa rrugë në kryeqytet.
Ndryshe, 1 Maji apo Dita Ndërkombëtare e Punës, lindi nga lufta e punëtoreve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.
Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe