Pas publikimit të një drafti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Qeverisë së Kosovës po i kërkohet që kjo çështje të diskutohet vetëm në kuadër të marrëveshjes finale me Serbinë. Pozitë, opozitë dhe njohës politik, theksojnë se secili propozim apo draft që merret me zgjerimin e kompetencave të Asociacionit nuk duhet të merret parasysh.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, tha për KosovaPress se Asociacion mund të ketë, por jo me kompetenca ekzekutive.
Ai thekson se në asnjë formë nuk duhet lejuar që të krijohen mekanizma institucional që sabotojnë shtetin nga brenda.
“Asociacion mund të ketë, por jo me kompetenca ekzekutive. Mund të ketë çfarëdo lloj Asociacioni që është i bazuar në lirinë e asociimit siç është Asociacioni i komunave të tjera të Kosovës. Mund të ketë organizime brenda sektorit joqeveritar të çfarëdoshme që janë brenda zbatimit të ligjit. Nuk ma merr mendja që termi Asociacion do të jetë kaq i ngarkuar sa i përket idesë që kjo përbënë ndonjë problem. Problemi është me insistimin që kjo të ketë kompetenca ekzekutive dhe kjo paraqet pushtetin e tretë, mes atij lokal dhe qendror. Këtu nuk bëhen tolerime, mund ta quani kokëfortësi, apo çfarëdo tjetër, por nuk duhet lejuar mekanizma institucional që sabotojnë shtetin nga brenda, apo krijojnë një republikë serbe”, thotë ai.
Kujdes në trajtimin e temës së Asociacionit kërkon shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili thotë se çfarëdo tendence për ta anashkaluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese është dëmtim i rregullit politik dhe sistemit qeverisës që ka Kosova.
“Ne nuk kemi marrë ndonjë draft, por çështja e Asociacionit duhet të diskutohet në kuadër të marrëveshjes finale. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i prerë dhe i qartë, ne duhet vetëm të qëndrojmë në të. Çfarëdo tendence për ta kaluar atë vendim është dëmtim i rregullit politik dhe sistemit qeverisës që ka Kosova”, potencon Tahiri për KosovaPress.
Nga ana tjetër, analisti politik, Artan Muhaxhiri, tha për KosovaPress, se Qeveria e Kosovës duhet të ketë vetëm një vijë të kuqe, i cili është moscenimi i funksionimit normal dhe strukturor të shtetit të Kosovës.
Në të kundërtën, shton se çdo format i tij që nuk pengon funksionimin normal të shtetit duhet të merret në konsideratë si pranueshëm.
“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është shndërruar në një bllokadë të patejkalueshme në raport me ndërkombëtarët, por edhe me Beogradin zyrtar nga ana e Qeverisë së Kosovës. Faktikisht Qeveria e Kosovës duhet të ketë vetëm një vijë të kuqe, e cila është moscenimi i funksionimit normal dhe strukturor të shtetit të Kosovës. Çdo format i Asociacionit që nuk e pengon funksionimin normal të Kosovës dhe nuk është në kundërshtim me Kushtetutën duhet të merret në konsideratë si i pranueshëm. Në të kundërtën, secili draft, apo propozim që merret me zgjerimin e kompetencave të asociacionit nuk duhet të merret në konsideratë dhe të injorohet plotësisht sepse ai nënkupton banjëzimin e shtetit të Kosovës”, thekson Muhaxhiri.
Në Kosovë, javën e kaluar u publikua një draft për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili u tha se është përgatitur nga një organizatë joqeveritare gjermane. Mirëpo të njëjtat krerët institucional në vend i quajtën vetëm lajme të rrejshme./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit