Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka deklaruar se po punojnë që në program qeverisës 2020-2023, ta kenë fondin që do të siguronte kulturat bujqësore, derisa ka treguar se nëpërmjet programeve zhvillimore, bujqit do të kenë mundësi të përfitojnë nga fondi prej 53 milionë eurosh.
Ministri Mustafa për KosovaPress, ka thënë se ky fond do t’i ndihmonte fermerët në Kosovë që të realizojnë sigurimet bujqësore.
“Ne si Ministri e Bujqësisë kemi pjesë të programit qeverisës 2020-2023, të themelojmë një fond për sigurimin e kulturave bujqësore, jemi duke punuar intensivisht drejt këtij fondi. Ministria e Bujqësisë nuk ka pasur një fond të tillë deri më tani. Jemi duke punuar aktualisht edhe me donatorët, në aspektin ligjor dhe në atë financiar të ndërtojmë një fond të vetë qëndrueshëm financiar, i cili iu ndihmon fermerëve kosovarë që të realizojnë sigurimet bujqësore”, thotë ai.
Mustafa ka shtuar se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka shpallur dy programe zhvillimore, duke theksuar se në të përfshihet programi për grante për 18 muaj, për 6 muajt e këtij viti dhe 12 muajt e vitit të ardhshëm, si dhe programi për pagesa të subvencioneve për këtë vit i cili është 24 milionë euro.
Mustafa tha se është ndarë edhe një fond prej 3.1 milionë eurosh për kompensimin e dëmeve dhe nëse nuk është i mjaftueshëm, atëherë do të kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që ky fond të rritet.
“Ministria e Bujqësisë para pak javëve ka shpallur dy programe zhvillimore. Programin për zhvillimin rural, siç njihet në gjuhën e përditshme, programin për grante për 18 muaj, për 6 muajt e këtij viti dhe 12 muajt e vitit të ardhshëm, në vlerë mbi 29 milionë euro, dhe programin për pagesat direket ose pagesat e subvencioneve për sivjet 24 milionë euro, pra gjithsej 53 milionë euro. Kemi edhe 3.1 milionë euro të ndara për kompensimin e dëmeve, natyrisht ky është viti i parë që Ministria e Bujqësisë ka një fond të veçantë të ndarë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. Do të shohim nëse ky fond do të mjaftojë, nëse jo, do të bëjmë kërkesë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që ky fond i Ministrisë së Bujqësisë të rritet për të mbuluar një pjesë më të madhe të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore bujqve kosovarë”, thotë ai.
Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri ka thënë se qeveritë e kaluara kanë pasur një marrëveshje me bankat në Kosovë, për sigurimin e kulturave bujqësore, por në atë marrëveshje nuk përfshihet sigurimi nga zjarri, breshëri dhe vërshimet.
“Formë tjetër për t’i kompensuar bujqit është sigurimi. Ekziston njëfarë marrëveshje me Qeverinë, me disa banka….. Mirëpo, kam disa të dhëna që nuk sigurohen të gjitha kulturat dhe nuk sigurohen prej breshëritë, prej zjarrit dhe prej vërshimeve”, tha ai.
E për këtë ministri Mustafa ka thënë se nuk është i vetëdijshëm për një marrëveshje të tillë.
“T’ju them të drejtën nuk jam i vetëdijshëm për një marrëveshje të tillë”, thotë ai.
Ndryshe, një pjesë e madhe e bujqve në të gjithë Kosovën, janë dëmtuar si shkak i reshjeve të fundit të shiut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës