LAJMI I FUNDIT:

Qeveria nuk ia vazhdon mandatin sekretarit Fitim Krasniqi, në vend të tij caktohet Arben Krasniqi

Qeveria nuk ia vazhdon mandatin sekretarit Fitim Krasniqi, në vend të tij caktohet Arben Krasniqi

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mos ia vazhdoj mandatin, sekretarit Fitim Krasniqi i cili tash e 15 vite po e ushtronte këtë funksion.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka emëruar si ushtrues detyre në këtë pozitë, Arben Krasniqin.

Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin përmes një përgjigje nga Zyra e Kryeministrit.


“Ju konfirmojmë se Arben Krasniqi, Drejtor i Sekretariatit Koordinues i Qeverisë, nuk është emëruar Sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit. z. Krasniqi, është caktuar Zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm në ZKM, deri në emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm në ZKM, apo ndonjë vendimi tjetër, në pajtim me Ligjin për Zyrtarët Publik”, thuhet përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit. /Telegrafi/