Qeveria në detyrë e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike të premten, në të cilën ka miratuar dy raporte dhe ka aprovuar një udhëzim administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e një udhëzimi administrativ tjetër.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Qeveria në detyrë në mbledhjen e saj ka miratuar raportin vjetor financiar për buxhetin e Kosovës për vitin 2024 dhe ka miratuar raportin e vlerësimit të përshtatshmërisë së sistemit të financimit të komunave për vitin 2024.


Ndërsa, ka aprovuar udhëzimin administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ nr. 07\2023 për ambalazhin dhe mbeturinat e ambalazhit.

Kjo është mbledhja e parë e Qeverisë e udhëhequr nga Albin Kurti, pasi të enjten ka marrë statusin “Qeveri në detyrë”, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare  të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti. /Telegrafi/