LAJMI I FUNDIT:

Qeveria i ndan tokë FC Prishtinës për ndërtimin e kompleksit sportiv në vlerë miliona euro

Qeveria i ndan tokë FC Prishtinës për ndërtimin e kompleksit sportiv në vlerë miliona euro

Ministri i Sportit, Kujtim Gashi, i ka përcjell urime FC Prishtinës dhe qytetarëve të kryeqytetit përmes kryetarit të klubit bardh e kaltër, Remzi Ejup

Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka shprehur mirënjohje të jashtëzakonshme për Qeverinë e Kosovës, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Ministrin e Sportit, Kujtim Gashi dhe gjithë ministrat tjerë që sot votuan për t’ia dhënë FC Prishtinës një parcelë toke që të bëhet me një kompleks sportiv.

“E falënderojmë ministrin Gashi për këtë punë të jashtëzakonshme dhe tepër domethënëse. E falënderojmë shumë kryeministrin Haradinaj, i cili kërkonte punë si kryeministër dhe angazhimi i tij edhe në sport nënkupton se vërtet dëshiron të punojë”, tha Ejupi.


Remzi Ejupi, kryetar i FC Prishtinës

“Ky kompleks sportiv që do të ndërtohet nuk do të jetë vetëm i FC Prishtinës. Ai do t’i shërbej çdo klubi që do të ketë nevojë, Federatës së Futbollit po ashtu, sepse më shumë se ne nuk mund t’i kuptojë askush dikë që ka nevojë apo mungesë të infrastrukturës”, theksoi Ejupi.

Ministri i Sportit, Kujtim Gashi, i ka përcjell urime FC Prishtinës dhe qytetarëve të kryeqytetit përmes kryetarit të klubit bardh e kaltër, Remzi Ejupi, me rastin e ndarjes së një parcele të tokës nga Qeveria e Kosovës prej 5.6 hektarësh për ndërtimin e një kompleksi sportiv modern me vlerë milionëshe.

“Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës aprovoi vendimin për dhënien e autorizimit për klubin e futbollit ‘Prishtina’ që në bashkëpunim me MKRS-në të ndërmarrin veprimet e nevojshme për përgatitjen e dokumentacionit për dhënien në shfrytëzim të pronës publike në Bernicë të Poshtme për klubin e futbollit ‘Prishtina’, ku parashihet të ndërtohet Kompleksi sportiv”.

Ministri i sportit, Kujtim Gashi

“Përmirësimi i kushteve të infrastrukturës sportive në vend, mbetet prioritet i vazhdueshëm i imi si Ministër i Sportit në mënyrë që talentet dhe futbollistët të kenë ambiente të përshtatshme për ushtrimin e aktiviteteve sportive sipas standardeve UEFA-së dhe FIFA-së, andaj dhënia në shfrytëzim e kësaj hapësire do të krijoj kushte për zhvillimin e gjeneratave të reja të cilat do të merren me zhvillimin e sportit”, thuhet në postimin e tij në facebook .

Prishtina pritet të ndërtojë një kompleks me tri fusha futbolli të mëdha që do t’i kushtojë klubit 3.5 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori