LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan 255 mijë euro për librat e nxënësve të Luginës

Qeveria ndan 255 mijë euro për librat e nxënësve të Luginës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 255 mijë euro për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Këtë vendim ekzekutivi e ka marrë në mbledhjen e sotme, pas propozimit nga Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Para kabinetit qeveritar Murati tha se kjo çështje “është tepër e rëndësishme”.


Kosova, vendi i parë në rajon që miraton Projektligjin për sanksione për shkelësit e huaj të të drejtave të njeriut
Lexo po ashtu Kosova, vendi i parë në rajon që miraton Projektligjin për sanksione për shkelësit e huaj të të drejtave të njeriut

“Bëhet fjalë për masën 4.2, pra mbështetja për arsimin. Parashihet një ndarje prej 255 mijë euro që merren nga programi i ringjalljes ekonomike dhe transferohen në kodin e përcaktuar nga MASHTI me synimin për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës”, tha Murati.

“Marrë parasysh që është shumë e rëndësishme kjo masë, ju ftoj ta voni”, shtoi ai./Telegrafi/