Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur mbledhjen korresponduese se ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Pakos Emergjente Fiskale, ku janë ndarë 20 milionë euro për subvencionimin e ndërmarrjeve publike që kanë vështirësi financiare për shkak të situatës së krijuar nga emergjenca e shëndetit publik.
Me vendimin e parë të miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme, është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë për emërimin e Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Me propozimin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinës, është vendosur që anëtar i këtij këshilli nga ky fakultet, në vend të Arben Mehmetit të jetë Imer Rusinovci.
Qeveria nëpërmjet një komunikate thotë se ka miratuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Pakos Emergjente Fiskale. Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit në mbledhjen e sotme, janë ndarë 20 milionë euro për subvencionimin e ndërmarrjeve publike që kanë vështirësi financiare për shkak të situatës së krijuar nga emergjenca e shëndetit publik dhe me qëllim të sigurimit të likuiditetit të tyre.
“Këto subvencione mund të kushtëzohen me reduktimin e ndarjeve buxhetore për vitin aktual dhe për vitet në vijim për ndërmarrjet publike. Në mbledhjen e sotme është aprovuar Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2020-2024. Ky është Programi i pestë me radhë për zbatimin e MSA-së ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, që nga hyrja e saj në fuqi, më 1 prill 2016. Programi ka për qëllim zbatimin e të gjitha reformave për adoptimin e Acquis-së së BE-së në legjislacionin kombëtar në të gjithë kapitujt e saj. Programi i rishikuar paraqet një kornizë gjithëpërfshirëse të reformave konkrete afatshkurtra dhe objektivave prioritare afatmesme me prioritet (për periudhën 2020-2024) për zbatimin e MSA-së, përmes përfarimit të legjislacionit kombëtar me atë të BE-së dhe zbatimit të legjislacionit të përafruar.
Të gjitha masat dhe prioritetet janë të ndara në tri blloqe: Kriteret Politike, Kriteret Ekonomike dhe Standardet Evropiane – Përafrimi i Legjislacionit të Kosovës me acquis-në e BE-së. Kriteret politike mbulojnë fushat e ligjvënies, ekzekutivit, reformave kushtetuese, reformës së sistemit zgjedhor dhe të administratës publike, bashkëpunimit rajonal, si dhe, pjesërisht, ato të sundimit të së drejtës, gjyqësorit, të drejtave themelore dhe mbrojtjes së minoriteteve. Ky bllok përmban pesë kapituj: Kushtetuta, Parlamenti dhe sistemi zgjedhor; Administrata publike; Avokati i Popullit; Mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë; dhe Bashkëpunimi rajonal dhe obligimet ndërkombëtare. Kriteret ekonomike janë harmonizuar me Programin për Reforma Ekonomike (PRE). Ky bllok gjithashtu reflekton prioritete dhe aktivitete të dalë nga mekanizma të tjerë të dialogut me BE-në, si prioritetet vjetore, konkluzionet e strukturave të MSA-së, ose nga mekanizmat multilateralë, si marrëveshjet me FMN, etj. Ky bllok përmban dy kapituj: Ekzistenca e ekonomisë funksionale të tregut, dhe Kapaciteti për t’u përballur me presionin e konkurrencës dhe forcat e tregut brenda Unionit. Standardet evropiane – përafrimi i legjislacionit të Kosovës me acquis-në e BE-së përfshin të gjitha politikat publike që mbulojnë acquis e BE-së dhe kërkon reformimin e tërë qeverisjes përmes miratimit të saj në legjislacionin kombëtar dhe zbatimit të saj. Ai përmban 33 kapituj të acquis-së dhe një kapitull mbi kornizën ligjore për përafrimin e legjislacionit vendor me acquis”, thuhet në komunikatë.
Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (CEB) për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”. Nisma parasheh arritjen e marrëveshjes për kredi në vlerë prej 35 milionë euro që do të përdoret për përmirësimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët e Kosovës të prekur nga COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës