Qeveria merr tatim për ndihmat e Kryqit të Kuq të destinuara për banorët e përmbytur (Video)

Nga 10 për qind apo 1420 denarë, Qeveria ka tërhequr si tatim nga paratë e lëshuara nga Kryqi i Kuq për familjet e dëmtuara nga vërshimet e 6 gushtit në rajonin e Shkupit. Ndihmat e lëshuara për çdo familje janë nga rreth 13 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti theksoi se Qeveria në këtë mënyrë nga 3515 familje ka arkëtuar 5 milionë denarë.
Sipas tij, në Kryqin e Kuq kanë rezerva nga donacionet për rreth 300 familje të tjera, të cilat mund të paraqiten ditëve në vijim.
“Eventualisht mund të ketë familje të cilët nuk janë paraqitur, për këtë moment kemi lënë rezervë shumë të vogël dhe nëse ditëve të ardhshme nuk paraqiten familjet plotësuese, atëherë në mënyrë të njëjte, lineare do të ju paguhet këtyre familjeve që janë në listës e komisionit”, u shpreh për Tv21, Sait Saiti, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq.
Për dallim nga dje ku shumica e banorëve theksonin se nuk kanë marrë ndihmë nga Kryqi i Kuq, sot një pjese e banorëve theksuan se kanë marrë ndihmë.
“Isha në bankë, i mora diku rreth 13 mijë e 200 denarë. Avansin nuk e kanë bërë për shumicën e banorëve. Kjo shumë nuk mjafton për mua personalisht por as për askënd nuk mjafton. Është një shumë e vogël”, tha Ismail Rramani, banor në Hasanbeg.
“Unë tash isha dhe i mora, 13 mijë e 200 denarë. Cfar do të bëjmë me 600 euro. Por vetëm janë për mbijetu edhe ndonjë ditë”, tha Qemal Jahiu banor në Hasanbeg.
Një pjesë e qytetarëve thonë që asnjë denarë nuk kanë u ka mbërri nga Kryqi i Kuq.
“Nëpër xhepat tonë nuk ka hy asnjë feni. Kam marrë 500 euro vetëm që t’i mbulojmë sytë. Tjetër asgjë nuk kam marrë. Në këtë rrugë që jetoj unë askush nuk ka marrë. Ata që s’kanë marrë pasoja kanë marrë, kanë marrë qeveria dhe të tjerë pare të cilat i takojnë të varfërve”, tha Isen Maksuti, banor në Hasanbeg.
“Për momentin s’kemi marrë asgjë, as prej Kryqit të Kuq e as ato 500 euro. Shkoj nëpër banka më thonë s’ka. Në rrugën tonë vetëm 3 shpija ka 500 euro kanë marrë a këtu ka afër 100 shtëpia“, tha Shaban Musliu, banor në Hasanbeg.
Kishte edhe banor që kishin marrë të holla të shpërndara nga Kryqi i Kuq.
Vizituam edhe pjesën e Stajkovcës ku shumica e banorëve kishte marrë avansin dhe ndihmë por thonë se ajo nuk mjafton për tu kthyer në shtëpitë e tyre.
“Dje burri im ishte në bankë dhe e pa se kishin lëshuar 250 euro dhe më herët kanë lëshuar avansin prej 500 eurove. Me këtë shumë nuk mund të blesh asgjë. Krejt që janë dëmtuar janë teknikë e bardhë”, tha Jasmina Jovanova banore në Stajkovcë.
Banorët kërkojnë që premtimet për riparimin e banesave të tyre të behët më shpejtë pasi që ata tashmë ka mbetur pa shpresë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa