Zgjedhjet në Kosovë mund të kenë përfunduar, por koha kur vendi do të ketë qeveri të re duket se është ende larg. Me partitë opozitare që e përjashtojnë bashkëpunimin me Vetëvendosjen dhe me këtë të fundit që këmbëngul se do ta formojë vetë qeverinë, situata mbetet e hapur për çdo skenar.
Me vota që nuk i mundësojnë qeverisjen e vetme, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit këmbëngul se do ta formojë ajo Qeverinë e re të Kosovës.
Se me kë, nuk është ende e qartë. Partitë aktualisht në opozitë mbeten kategorikisht kundër bashkëpunimit me partinë aktualisht në pushtet.
“Me Vetëvendosjen nuk shohim pika takimi”, përsëriti kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, më 10 mars.
“Nuk duam dhe nuk punojmë për bashkëpunim me ta [VV-në]. Ky ka qenë qëndrimi ynë paraelektoral dhe mbetet i njëjtë”, tha kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media, po më 10 mars.
LDK-ja, sipas tij, do ta konsideronte si opsion koalicionin me partitë tjera, vetëm nëse do t’i ofrohej pozita e kryeministrit dhe do të arrihej marrëveshje për postin e presidentit – mandati i të cilit skadon vitin e ardhshëm.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se Qeveria e re e Kosovës duhet të formohet nga partitë opozitare.
“Ne angazhohemi që opozita ta formojë qeverinë e re”, thotë Ahmet Isufi, anëtar i Kryesisë së AAK-së.
“Kosova duhet t’i kthehet trendit të zhvillimit të brendshëm dhe riparimit të marrëdhënieve me jashtë”, shton ai.
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, partia e tij ka garuar në koalicion me partinë Nisma të Fatmir Limajt.
Limaj është i vetmi nga opozita, i cili ka thënë se nuk ka “vija të kuqe” sa u përket koalicioneve të mundshme, qoftë me Vetëvendosjen apo me partitë tjera opozitare.
Pavarësisht kësaj, Isufi këmbëngul se partia e tij nuk ka ndonjë “mospërputhje të madhe” me Nismën e Limajt.
“Kemi kontakte normale. Presim certifikimin e rezultateve, në mënyrë që pastaj të bashkëpunojmë për një qeveri që do t’i përmblidhte partitë opozitare”, thotë Isufi.
Se kur do të bëhet certifikimi i rezultateve nuk është e qartë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmendur më herët mesin e marsit.
Ndërkohë ka pasur edhe kërkesa për përsëritjen e votimit përmes postës, por ato janë refuzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Ashtu siç qëndrojnë rezultatet tash për tash, asnjëra parti nuk ka vota të mjaftueshme për të formuar e vetme qeverinë.
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 48 mandate në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 24, LDK-ja 20, AAK-Nisma 8, Lista Serbe 9, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë 1 dhe komunitetet joserbe 10.
E, për formimin e Qeverisë duhen së paku 61 deputetë.
Si e shohin analistët situatën?
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, thotë se, tash për tash, nuk mund të thuhet se kush mund ta formojë qeverinë – Vetëvendosje apo partitë opozitare.
“Është e vështirë, por përgjegjësia kryesore bie mbi fituesin e zgjedhjeve. I tërë procesi, barra e procesit për formimin e qeverisë i bie Lëvizjes Vetëvendosje – qoftë vetëm, qoftë me kompromise programore, në raport me subjektet tjera”, thotë Rashiti.
Sipas tij, në rast se Lëvizja Vetëvendosje dështon, atëherë përgjegjësia u kalon partive opozitare.
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij planifikon ta formojë qeverinë me ndihmën e votave të komuniteteve pakicë joserbe.
Përfaqësuesit e këtyre të fundit kanë thënë se, parimisht, do të mbështesnin cilindo mandatar për formimin e qeverisë së re, por edhe 10 mandatet e tyre parlamentare janë të pamjaftueshme për Vetëvendosjen që të arrijë numrin prej 61 deputetësh.
Në këtë situatë të paqartë, e ardhmja e Qeverisë së re të Kosovës duket se do të varet nga kompromiset politike në ditët apo javët në vijim.
Për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja nuk ka ndonjë afat ligjor.
Por, 30 ditë pas certifikimit të tyre, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet ta thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Konstituimi përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të tij.
Kjo praktikë edhe mund të zgjasë – në vitin 2014 janë dashur rreth gjashtë muaj./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët