LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Shqipërisë kundër taksës ndaj Serbisë

Qeveria e Shqipërisë kundër taksës ndaj Serbisë

Dy ditë para se të mbahet mbledhja e dy qeverive shqiptare mes asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, kjo e fundit është shprehur publikisht kundër sanksioneve të vënë nga Kosova ndaj Serbisë.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë në Qeverinë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj e ka quajtur si të pa shëndetshme për ekonomin e dy vendeve rritjen e taksës prej 100% të Kosovës ndaj produkteve serbe.

Ministri Ahmetaj i ka sugjeruar Kosovës që të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave, sipas tij, shkon si kosto mbi qytetarët.


Po ashtu ministri Ahmetaj në fillim të javës kishte zhvilluar një takim me homologun e tij serb, Sinisa Mali.

Ai pas takimit kishte kërkuar që Shqipëri dhe Serbia të merren shembull për bashkëpunim ekonomik rajonal.

“Një takim shumë miqësor sot me Ministrin e Financave të Republikës së Serbisë Sinisa Mali. Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve dhe reduktimi i barrierave për lehtësimin e tregtisë është një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik rajonal. Shqipëria dhe Serbia mund të japin shembullin e mirë të bashkëpunimit ekonomik e politik, që do të avancohet me të gjithë vendet e rajonit”, shkruante ministri pas takimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori