LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Serbisë urdhëroi ndërtimin e murit

Qeveria e Serbisë urdhëroi ndërtimin e murit

“Më 07 dhjetor 2016, Qeveria e Serbisë urdhëroi ndërtimin e një muri në pjesën veriore të lumit Ibër, në Mitrovicë, duke bërë shkelje flagrante të marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe duke devijuar nga Marrëveshja e arritur për Rivitalizimin e Urës mbi Lumin Ibër. Ky veprim provokues ka për qëllim të shkaktojë përçarje etnike në Kosovë dhe ta dëmtojë normalizimin e marrëdhënieve. Përpjekjet e Serbisë për të krijuar hapësira një etnike në territorin e Kosovës janë të kundërligjshme dhe të papranueshme”, thuhet në letër e ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dërguar 49 ministrave të Jashtëm, raporton “Zeri.info”.

Ai ia ka bërë të ditur BE-së se më herët, në tetor 2016, Serbia ka ndërhyrë në menaxhimin strategjik të pronave të brendshme të Kosovës, duke kundërshtuar miratimin e Ligjit për “Trepçën”, qëllimi i vetëm i të cilit ishte evitimi i rrezikut të inicimit të procedurave të likuidimit të kësaj ndërmarrjeje, proces i cili do t’i shkaktonte dëme të pariparueshme vetë ndërmarrjes, punëtorëve të saj dhe stabilitetit ekonomik dhe shoqëror të Kosovës.

“Për Qeverinë e Kosovës shfrytëzimi i duhur i resurseve natyrore është prioritet strategjik dhe me interes vital për qytetarët e Kosovës. Ndërhyrja në çështjet ekonomike të Kosovës dhe përpjekja e tyre për t’i manipuluar serbët lokalë që jetojnë në Kosovë, edhe një herë ilustron qasjen agresive të Serbisë ndaj Kosovës, e cila dëmton rëndë normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimin në rajon”, shkruan në letrën e detajuar nga Hoxhaj.


Në fund, Hoxha paralajmëron se politika e re e Serbisë kundër Kosovës përfaqëson jo vetëm devijim fundamental të Serbisë nga zotimi për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, por përfaqëson devijim domethënës nga rruga e saj e integrimit evropian, si dhe kërcënim të ri në aspektin e sigurisë të të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor.

“Duke marrë parasysh që Serbia po kërkon të zgjerohet jashtë kufijve të saj, komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i vetëdijshëm dhe ta marrë në konsideratë ndërmarrjen e të gjitha masave parandaluese në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës janë edhe kërcënime për sigurinë rajonale”, përfundon letra e Hoxhajt drejtuar homologëve të tij. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori