LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë do të ndihmojë Hekurudhat me 70 milionë denarë

Qeveria e Maqedonisë do të ndihmojë Hekurudhat me 70 milionë denarë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e fundit solli vendim për rritjen e mjeteve në vlerë prej rreth 70 milionë denarësh në nivel vjetor, ndihmë të drejtpërdrejtë për punë operative të Hekurudhës, kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në drejtim të tejkalimit të gjendjes gjithëpërfshirëse, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në kuadër të ligjeve të zbatueshme do t’i dërgojë këto 70 milionë denarë shtesë me qëllim që të zgjidhet gjendja me bllokadën nga ana e të punësuarve. Njëherit sipas rregullave në Republikën e Maqedonisë, këto mjete shtesë do të mund të dërgohen nëse të punësuarit për punën e kryer zbatojnë dokumentacion adekuat për shpenzimet e bëra që të mundet mjetet e paguara të arsyetohen në buxhetin e Republikës së Maqedonisë”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Në përpjekjen e zgjidhjes së tërë gjendjes, nga Ministria apelojnë deri te ekipi menaxherial dhe organizatat sindikale të gjejnë zgjidhje që në afat sa më të shpejtë të mundshëm që të mundësohet funksionim normal i ndërmarrjes.


Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve theksojnë se në drejtim të zgjidhjes së tërë gjendjes do të vazhdojnë me pagesën e mjeteve në emër të transfertave dhe subvencioneve ndaj Hekurudhës, por vetëm në kuadër të rregullave dhe nën kushte për të cilat të punësuarit duhet t’i kryejnë obligimet e punës ndaj ndërmarrjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori