Qeveria e Maqedonisë i rekomandon PTHP-së që urgjentisht të procedojë për rastet që kanë të bëjnë me rekomandimet për coronavirusin

Qeveria rekomandoi që Prokuroria Publike të ndërmarrë procedura urgjente dhe prioritare për rastet që lidhen me vendimet dhe masat për parandalimin e coronavirusit.
Përveç konkluzioneve dhe rekomandimeve të seancës së 19-të, Qeveria rekomandon që Prokuroria Publike të japë udhëzime dhe rekomandime për veprime urgjente dhe prioritare të të gjitha zyrave të prokurorisë publike në shtet në procedurat e procesuara nga institucionet kompetente në lidhje me vendimet, masat dhe rekomandime nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe institucione të tjera përkatëse shtetërore.
Qeveria po ashtu rekomandon që të gjithë punëdhënësit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht çdo menaxher në institucione, në varësi të llojit të punës dhe mundësive, të organizojnë punën dhe mënyrën e punës së të punësuarve duke punuar nga shtëpia, pa e prishur rregullt dhe funksionimi normal i institucionit./Telegrafi/




















































