Qeveria e Maqedonisë prezantoi planin ambicioz në ekonomi për 4 vitet e ardhshme

Gjatë pesë viteve të ardhshme është planifikuar të investohen katër miliardë euro në investime publike, dhe tetë miliardë euro shtesë në sektorin privat. Ekonomia e Maqedonisë nga viti 2022 deri në vitin 2026 do të shënojë rritje të Prodhimit Bruto Vendor, prej pesë për qind, ndërsa shkalla e papunësisë do të ulet në 8,6 për qind. Këto janë pritjet e zyrtarëve të qeverisë sipas planit për rritje të përshpejtuar ekonomike.
“Lidhur me zbatimin e këtij plani janë të ashtuquajturat investime të përbashkëta përmes mekanizmave për tërheqjen e investimeve përkrah mjeteve publike, gjithashtu edhe sektori privat, institucionet ndërkombëtare dhe partnerët donatorë. Plani do të përmbajë projekte në sektorin publik por edhe atë privat, ekonomia e gjelbër, digjitalizim, inovacione, zhvillim teknologjik, kapital njerëzor dhe kohezion social”- deklaroi Fatmir Besimi, Ministër i Financave.
Për kryeministrin Zoran Zaev, me këtë plan borxhi publik do të jetë nën 60 për qind në vitin 2026 dhe do të zvogëlohet vrima buxhetore.
“Ulje të deficitit buxhetor dhe borxhit publik. Zhvillimet e volitshme makroekonomike do të përmirësojnë financat publike duke ulur borxhin publik nën 60 për qind të PBV-së në vitin 2026. Përveç kësaj, përpjekjet për konsolidim fiskal do të reduktohen në 2.2 % të PBV-së në vitin 2026″- pohoi Zoran Zaev, kryeministër
Sipas Qeverisë, paratë për realizimin e këtij plani do të sigurohen përmes mbledhjes më të mirë të taksave, shfrytëzimit të granteve dhe mjeteve nga fondet ndërkombëtare, por edhe përmes emetimit të obligacioneve të gjelbra dhe zhvillimore për investim në këto zona. Qeveria nuk është përgjigjur konkretisht se sa dhe nëse shteti planifikon të marrë hua shtesë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë