Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese, të 37-tën me radhë.

Në këtë mbledhje është miratuar vendimi për shkarkimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës KEK” Sh. A. dhe për emërimin e Bordit të Përkohshëm.


Ky vendim shfuqizon Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 04/19 të datës 03.08.2020. dhe emëron Bordin e Përkohshëm të N. P. “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. në këtë përbërje:

1. Musa Misini - Kryesues, Drejtor; 2. Petrit Ibraj - Drejtor; 3. Fatime Grajcevci - Drejtore; 4. Fadil Hoxha - Drejtor.