LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës miraton rritjen e akcizës së duhanit

Qeveria e Kosovës miraton rritjen e akcizës së duhanit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit të saj ka miratuar kalendarin për rritjen e akcizës së duhanit.

Ministra e Financave, Hykmete Bajrami gjatë prezantimit të propozimit tha se, ka hapësirë për rritjen e kësaj akcize.

“Duke marr parasysh prioritet strategjike të BE-së, Ministria e Financave ka marr në konsideratë bërjen e kalendarit për ngritjen e akcizës në duhan. Një kalendar i tillë ka skaduar në vitin 2016. Ka një hapësirë të bëhet një rritje akcizës sipas kalendarit. Kalendari do të jetë si në vijim: nga data 1 shtator 2020 do të jetë për 1 euro dhe të jetë 48 euro për kilogramë, nga data 1 janar 2021 do të ngritët për 1 euro dhe do të jetë 49 euro për kilogramë dhe nga data 1 janar 2022 do të ngritët për 2 euro dhe të kushtojë për 51 euro për kilogramë, nga data 1 janar 2023 do të rritet për 2 euro dhe do të kushtojë 53 euro për kilogramë dhe nga data 1 janar 2024 do të rritet për 2 euro dhe do të kushtojë 55 euro për kilogramë”, tha Bajrami, përcjell Telegrafi.


Ajo tha se ka marr mbështetjen e komunitetit të biznesit për këtë rritje.

“Direktiva e BE-së kërkon që të jetë 90 euro për 1,000 copë. Duke marr parasysh aspiratat e tona, jemi të detyruar ta bëjmë një gjë të tillë. Rritjet do të janë graduale. Ne si MF jemi konsultuar me komunitetin e biznesit dhe kemi marr një mbështetje të tillë”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori