LAJMI I FUNDIT:

Qeveria në detyrë mban mbledhje, raportohet për 100 ditshin e qeverisjes

Qeveria në detyrë mban mbledhje, raportohet për 100 ditshin e qeverisjes
Foto: Arkiv

Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti mban sot mbledhje, ndërsa do të raportojë për 100 ditshin e qeverisjes.

Mbledhja e Qeverisë do të mbahet në ora 14:00.

Ndryshe, një ditë më parë Qeveria Kurti shënoi 100 ditët e saj në pushtet, ndërsa gjysmën e këtyre ditëve i kaloi si Qeveri në detyrë. Qeveria Kurti e cila u votua më 3 shkurt u rrëzua pas 53 ditësh, me një mocion të mosbesimit që kishte iniciuar partia në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës, e që ishte përkrahur edhe nga partitë opozitare.


Për rrëzimin e Kurtit më 25 mars, kishin votuar 82 deputetë.

Analistët politikë kanë vlerësuar punën 100 ditësh të Qeverisë Kurti, ata kanë theksuar se Qeveria gjatë kësaj periudhe ishte e përkushtuar në luftën ndaj COVID-19, shkruan Telegrafi.

Valmir Ismaili nga Demokracia Plus, një ditë më parë tha për Telegrafin se Qeveria Kurti që nga fillimi është karakterizuar me mosbesim ndërmjet partnerëve LVV-LDK.

“Është pak e vështirë që të jepet një vlerësim objektiv për 100 ditshin e Qeverisë Kurti për dy arsye: e para, pothuajse se gjysma e këtyre 100 ditëve kanë qenë ditë të qeverisë në detyrë; dhe e dyta, energjia kryesore e kësaj qeverie është fokusuar në menaxhimin e situatës me COVID-19. Megjithatë, ajo çfarë mund të thuhet për këtë qeveri është karakterizimi me mosbesim që nga fillimi ndërmjet partnerëve kryesor në koalicion VV-LDK, gjë që edhe çoi në mocionin e mosbesimit nga Kuvendi i Kosovës”, u shpreh ai.

Për punën që ka bërë Qeveria gjatë këtyre 100 ditëve, ka folur edhe Visar Xhambazi nga Demokracia për Zhvillimi ( D4D).

“Në fakt Albin Kurti nuk duhet të vlerësohet për 100 ditët, por vetëm për 50 ditët e tij. Në aspektin e brendshëm, Qeveria Kurti reduktoi dukshëm numrin e ministrave dhe zëvendësministrave në Republikën e Kosovës dhe përmbysi vendimin e ish kryeministrit Haradinaj për dyfishim të pagës. Javët e para u karakterizuan me shkarkime dhe depolitzim të institucioneve”, tha ai për Telegrafin.

Në anën tjetër, analisti politik, Blerim Vela tha se Qeveria Kurti është përballur me sfida në aspektin e jashtëm dhe të brendshëm.

“Në aspektin e brendshëm, si rrjedhojë e mosbesimit mes partnerëve qeverisës dhe presionit të vazhdueshëm opozitar në Kuvend lidhur me gjoja prishej e raporteve me SHBA-të. Qeveria LVV-LDK, nuk arriti të imponojë agjendën e saj legjislative në Kuvend, kështu që, ajo u rrëzua me votimin e suksesshëm të mocionit të mosbesimit të Qeverisë, gjë që kufizoj në masë të madhe aftësinë e saj të realizoj prioritetet e saj programore që lidheshin ngushtë me miratimin e ligjeve të reja”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori