LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës: Jemi në komunikim me SHBA-në për mundësinë e strehimit të afganëve

Qeveria e Kosovës: Jemi në komunikim me SHBA-në për mundësinë e strehimit të afganëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tash e një muaj janë në komunikim me Republikën e Kosovës për mundësinë e strehimit të afganëve që kanë punuar me forcat e huaja e kanë frikë nga hakmarrja e militantëve talibanë për shkak të punës së tyre.

Kështu ka thënë për Telegrafin, shefi i stafit të Kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi.

Dalipi theksoi se ende ka shumë punë për tu bërë, por, tha se çështjet e logjistikës, ato teknike dhe të sigurisë po i trajtojnë me shumë kujdes.


“Që nga mesi i korrikut jemi në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore dhe ushtarake amerikane për këtë çështje të dhimbshme e të ndjeshme. Ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes. ShBA-të janë aleati ynë kryesor dhe partneri ynë strategjik. Gjithçka do të përmbyllet mirë”, tha Dalipi për Telegrafin.

Në Afganistan, militantët talibanë po marrin me shpejtësi kontrollin nga forcat qeveritare, teksa forcat ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë nisur tërheqjen.

Strehim të afganëve në Kosovë, ka kërkuar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj: Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë
Lexo po ashtu Haradinaj: Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë

Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë.

Sipas Haradinajt, vendi ynë duhet të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurse, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke komentuar lajmi se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të sjellin përkohësisht në Shqipëri e në Kosovë qindra afgan, ka thënë se kjo kërkesë të aleatëve është bërë me kërkesën e vetë Shqipërisë.

Ai duke dhënë detaje ka thënë se pjesën e madhe të afganëve në rrezik për jetën të mbetur në mëshirë të fatit e kërkoi qeveria e tij.

Reuters kishte raportuar se Administrata amerikane ka zhvilluar bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, derisa të përfundojë procesi i miratimit të vizave të tyre amerikane.

Burimet i kanë thënë agjencisë se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kosovës favore ekonomike dhe politike për marrjen e disa mijëra afganëve. Por, diplomatët amerikanë kanë thënë se në Washington ka shqetësime për aftësinë e Kosovës që të strehojë afganët.

Në Afganistan, militantët talibanë po marrin me shpejtësi kontrollin nga forcat qeveritare, teksa forcat ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë nisur tërheqjen.

Shumë afganë që kanë punuar me forcat e huaja kanë frikë nga hakmarrja e militantëve talibanë për shkak të punës së tyre.

Reuters: SHBA i ofroi Kosovës favore ekonomike dhe politike për strehimin e mijëra afganëve
Lexo po ashtu Reuters: SHBA i ofroi Kosovës favore ekonomike dhe politike për strehimin e mijëra afganëve

Departamenti amerikan i Shtetit ka shpallur një program të ri i cili u mundëson mijëra afganëve mundësinë të zhvendosen si refugjatë në SHBA.

Mijëra afganë që do të jenë pjesë e këtij programi duhet të barten në një shtet të tretë, dhe të presin për 12 deri në 14 muaj derisa të analizohet gjithë aplikacioni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori