LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës aprovoi projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit

Qeveria e Kosovës aprovoi projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit

Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se me këtë projektligj ndalohet ë gjitha lojërat e fatit, përveç Lotarisë së Kosovës.

“Qëllimi i hartimit është zbatimi i rezolutës së Kuvendit të Kosovës me të cilën kërkohet nga qeveria ti nis procedurat ligjore për ndalimin deri në miratimin e ligjit për lojërat e fatit. Me këtë projektligj ndalohen te gjitha lojërat e fatit përveç Lotarisë së Kosovës “, tha Haradinaj.


Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditë më parë një rezolutë të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku ishte kërkuar pezullimi i aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit si dhe plotësim/ndryshimi i ligjit përkatës.

Kjo rezolutë që mori mbështetjen e 74 deputetëve, përveç pezullimit të aktivitetit të lojërave të fatit, kërkoi nga Qeveria që të sjellë një ligj për t’i ndaluar ato.

“Qeveria brenda 30 ditësh të sjellë në Kuvend ligjin e ri që i ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë 10-vjeçare”, tha shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, teksa lexoi tekstin e rezolutës.

Në javën e fundit, në Kosovë, dy persona u vranë brenda dy kazinove./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Lajme
Dhunimi i të miturës në Prishtinë, prokuroria thotë se po mbahet seancë dëgjimore ndaj katër të dyshuarve - tre të tjerëve iu parashtrohet masa e paraburgimit

Dhunimi i të miturës në Prishtinë, prokuroria thotë se po mbahet seancë dëgjimore ndaj katër të dyshuarve - tre të tjerëve iu parashtrohet masa e paraburgimit

Lajme
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Lajme
RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Lajme
Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

Lajme
Kalo në kategori