LAJMI I FUNDIT:

“Qeska” e maces”: Përse macet në pjesën e barkut kanë të varur lëkurën në formë torbe

“Qeska” e maces”: Përse macet në pjesën e barkut kanë të varur lëkurën në formë torbe

A e keni vërejtur që macja juaj ka pjesën e varur të barkut, në formë të qeskës apo torbës së vogël?

Jo, macja nuk ka ngrënë shumë ëmbëlsira, por kjo është pjesë normale e anatomisë së maces.

Emri teknik për këtë varjeje në bark, e cila shpesh luhatet kur lëviz macja, është torbë elementare apo qeskë, transmeton Telegrafi.


Ajo lëkurë e varur në bark ofron mbrojtje shtesë në zonën abdominale kur macet grinden ndërmjet vete apo shqelmojnë me këmbët e prapme.

Pos që duket si izolator dhe mbron organet e brendshme, ia mundëson maces që në të bëjë rezervë ushqimi të cilën e përdor nëse nuk ha me ditë të tëra.

Ka edhe një funksion – u mundëson maceve lirinë e lëvizjes në mënyrë që të mund të zgjaten tërësisht dhe t’u mundësojnë t’i shtrijnë këmbët e pasme kur të vrapojnë me shpejtësinë e plotë apo kur kërcejnë.

/Telegrafi/