Rusia dhe Vladimir Putini pretendojnë se Ukraina dhe ushtria e saj po bëjnë trafikim me organe njerëzore. Ndërkohë nga njohës të fushës po thonë se kjo ishte pretenduar edhe për luftën çlirimtare të Kosovës mirëpo që asgjë nuk ishte vërtetuar.
Shkatërrime, vrasje e dëbime të banorëve të Kievit e qyteteve të tjera po ndodhin në Ukrainë.
Krejt kjo pas invazionit që Rusia bëri ndaj shetit fqinjë që nuk është anëtar i NATO-së e as Bashkimit Evropian.
Përkundër shfaqjeve që çdo ditë mediat të ndryshme botërore raportojnë nga vendi ngjarjes dhe asaj çka shteti i udhëhequr nga Vlodymyr Zelensky po përjeton, Moska zyrtare pretendon që ushtria ukrainase po bënë krime lufte.
Pala ruse po pretendon që forcat e armatosura të Ukrainës po abuzojnë duke bërë trafikim të organeve njerëzore.
Kjo madje po jepet vëmendje e veçantë në mediat ruse.
Por, kjo nuk është hera e parë që rusët ngrisin pretendime të tilla. Madje, iniciativë të tillë në vitin 2008 e kanë marrë edhe ndaj Kosovës.
Atë botë anëtari i Asamblesë Paralmentare në Këshillin e Evropës, Kosntandin Kosacheve, kishte inicuar në rezolutë, ku pretendohej që ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin bërë trafikim me organe.
Ai pretendonte se mbi 300 persona të nacionalitetit serb, kanë pësuar nga kjo veprimtari.
Ndërkohë, dikush që njeh mirë juridiksionin penal thotë se pretendimet e Rusisë, ndaj Ukrainës janë të njëjta me atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë
“Nga kuzhinat ruse me këto pretendime për trafikim organesh po pretendohet që të njollosen luftërat e karakterit çlirimtarë. Lufta e Ukrainës ka karakter çlirimtarë ashtu si ajo e Kosovës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, avokati Artan Qerkini.
Qerkini që është edhe avokat i akredituar në Gjykatën Speciale thotë se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejoj që rasti sikur i Kosovës të përsëritet edhe për Ukrainën
“Unë mendoj se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të bëjë gabimin e njëjtë sikurse në Kosovë. Raporti i Dick Marty-t fillimisht pretendonte se në Kosovë ka pasur trafikim të organeve dhe mbi bazën e atij pretendimi është miratuar edhe rezoluta në Këshillin e Evropës, por në fund pas hetimeve shtesë ka dalë se kurrfarë trafikimi organesh nuk ka pasur. Prandaj bashkësia ndërkombëtare duhet të nxjerrë leksionin nga Kosova që të mos bëjë gabimin e njëjtë si në Kosovë”, deklaroi tutje Qerkini.
Ndonëse Gjykata Speciale ishte themeluar për t’i trajtuar pretendimet e Dick Marty, ku përmendej trafikimi i organeve, në aktakuzat e ngritura për ish-krerët e UCK-së, as edhe një fjalë nuk thuhet për këtë veprimtari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë