LAJMI I FUNDIT:

Qentë mund ta dinë sa është ora përmes kësaj shqise…

Qentë mund ta dinë sa është ora përmes kësaj shqise…

Në librin e saj të ri me hulumtime rreth qenve, Alexandra Horowitz e ka propozuar një teori të madhe rreth qenve: qentë mund ta dinë sa është ora përmes shqisës së nuhatjes

Kjo për shkak se hundët e qenve janë tejet komplekse. Aq komplekse saqë i nuhasin edhe erërat të cilat qeniet njerëzore nuk munden.

Për shkak se shqisa e nuhatjes së tyre është më e forta, ata e përdorin nuhatjen për ta kuptuar botën përreth tyre.


“Secila ditë e ka një aromë ndryshe. Orët e çdo dite shkaktojnë ndryshime në aroma të cilat qentë i vërejnë. Rrjedhimisht, qentë e nuhasin kohën”, shpjegon Alexandra, transmeton Telegrafi.

Alexandra tregon se edhe aroma brenda shtëpisë ndryshon përgjatë ditës (gjë e cila shpjegon se përse shtëpia mbanë aromë më ndryshe kur vini në shtëpi sesa kur keni dalë), falë ngritjes së ajrit të nxehtë.

Corgi Dog Smelling Flowers Outdoors

Qentë mund t’i shfrytëzojnë këto ndryshime aromatike për të kuptuar nëse është mëngjes apo pasdite. Aromat gjithashtu mund të përdoren për ta treguar edhe orën e saktë, varësisht se sa të fuqishme janë.

Kur një aromë është e fortë, çfarëdo që ta ketë shkaktuar ajo ka ndodhur së fundmi. Pra, aq më shumë që dobësohet ajo aromë, aq më shumë kohë ka kaluar.

Pra, kalimi i kohës ka një aromë nënvete – por hundët tona nuk janë të afta ta nuhasin, ndërsa të qenve, pasi që kanë me mijëra më shumë receptorë të hundës, mund ta nuhasin kohën. /Telegrafi/