Kiko është qeni që u bë i famshëm për historinë e veçantë ku kishte zgjuar njerëzit e shtëpisë fillimisht  në natën e tërmetit tragjik në Shqipëri, duke lehur dhe më pas duke u hequr batanijen dhe duke i kafshuar.

Pronarët e qenit treguan historinë prekëse. Ata ishin shprehur që nuk e linin qenin dhe nëse nuk i pranonin ata do qëndronin jashtë me të.

Pak më parë në lidhjen live të Ramës nga Durrësi u shfaq sërish Kiko të cilin nuk e kishin lënë në hotel dhe pronarët nuk kishin pranuar që ta linin.


Rama u shpreh ‘live’ që ata do strehoheshin së bashku me qenin.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se atë e kanë nxjerrë jashtë në 12 të natës nga resorti dhe sëbashku me familjen e kanë bërë rrugën në këmbë. /tch/

Për të parë videon klikoni KËTU