Qeni me emrin Duke i ka zgjuar prindërit e bebes duke kërcyer në krevatin e tyre në mes të natës dhe është lëkundur pa kontroll.

“Ai është shumë i dëgjueshëm, prandaj veprimi i tij ishte mjaft i çuditshëm. Atëherë, burri dhe unë vendosëm të kontrollonim vajzën Harper, e cila ka nëntë javë”, ka treguar Jenna.


Ata menjëherë kanë vërejtur se foshnja nuk merrte frymë dhe e kanë thirrur ndihmën e shpejtë.

“Fatmirësisht, gjithçka përfundoi mirë falë Dukes që na zgjoi”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/