LAJMI I FUNDIT:

Qeni kafshon në prapanicë një pushuese në Australi

Qeni kafshon në prapanicë një pushuese në Australi

Një video tregon momentin kur një grua franceze u sulmua nga një qen i llojit dingo në një plazh në K’gari, Australi.

Departamenti i Mjedisit dhe Shkencës në Queensland thotë se kafsha u “eutanizua në mënyrë njerëzore” pasi u përfshi në një numër incidentesh “me rrezik të lartë”, transmeton Telegrafi.

Sipas pamjeve, qeni shkoi në drejtim të gruas që po bënte plazh dhe e kafshoi në prapanicë. Ajo iku me vrap nga paniku.


Ishulli K’gari në Queensland është shtëpia e rreth 200 ‘dingove’ të egër.

Ka rregulla strikte kundër ushqyerjes së tyre derisa shkelësit përballen me gjoba të rënda.

Një ‘dingo’ tjetër u eutanizua në fillim të këtij muaji pas muajsh sulmesh në ishull. /Telegrafi/