Telegrafi

Qeni bëri sikur flinte vetëm që të mos i duhej të dilte për të shëtitur natën

Sonny është një qen dinak, i cili ka shpikur një taktikë të zgjuar për ta ndihmuar atë të shmangë një shëtitje gjatë natës dhe një video e mashtrimit të tij ka bërë të qeshin njerëzit.

Në video shihet sesi qeni shtiret sikur fle në shtratin e pronarëve që po përpiqen ta “zgjojnë” për një shëtitje natën.

Në një moment Sonny u dorëzua duke parë pronarin, dhe një vështrim jo shumë i bukur për këtë.

Videoja ka mbledhur 2.3 milionë shikime dhe gati gjysmë milioni pëlqime.

“I zgjuar! Qeni im shtrihet në shpinë dhe bërtet sikur i janë thyer putrat”, “Këtë e bën edhe qeni im, fillon të gërhijë por harron të mbyllë sytë” dhe “Vështrimi i tha të gjitha”, janë disa nga komentet. /Telegrafi/

@ourpupsonny Yes, we let him sleep ? #dog #dogsoftiktok #puppy #puppiesoftiktok #fyp #foryou ♬ original sound – Sonny ☀️