LAJMI I FUNDIT:

Qendrat ruse të rekrutimit cak i sulmeve me koktej molotovi

Qendrat ruse të rekrutimit cak i sulmeve me koktej molotovi

Zyrat e qendrës së rekrutimit në Rusi është sulmuar me koktej molotovi, pasi edhe qytetarët rusë kanë filluar të shprehin mllefin me presidentin e tyre Vladimir Putin, i cili filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Një video e postuar në rrjetet sociale, shihet një burrë me fytyrë dhe kokë të mbuluar duke hedhur shishe me koktej molotovi në drejtim të dritareve të zyrave për rekrutimin e ushtarëve të rinj, transmeton Telegrafi.

Madje sipas opozitës ruse, një veprim i tillë është një revoltë kundër luftës në Ukrainë dhe kaosin që e ka krijuar në Rusi presidenti Putin.


Ukrainasit pretendojnë se afro 28 mijë ushtarë rusë janë vrarë, nga fillimi i agresionit rus në këtë shtet
Lexo po ashtu Ukrainasit pretendojnë se afro 28 mijë ushtarë rusë janë vrarë, nga fillimi i agresionit rus në këtë shtet

Mediat e atjeshme raportojnë se tetë sulme të tilla kishin ndodhur në lokacione të ndryshme, ndërsa zyrtarët lokalë thonë se ka pasur më shumë por se disa nuk janë regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Për këto sulme përgjegjësinë e ka marrë VataHunters në Telegram, ku pretendojnë se janë përgjegjës për disa sulme që kanë për synim të zbehin interesimin e të rinjve për rekrutim, që sipas tyre shumica e tyre dërgohen në Ukrainë për të luftuar.

“Qëllimi ishte të shkatërrohen arkivat me dosjet personale. Kjo do të duhej të ngadalësonte paksa procesin e rekrutimit”, shtoi VataHunters. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori