LAJMI I FUNDIT:

Qendra për Menaxhim me Kriza ndjek nga afër krizën në Dibër dhe Qendrën Zhupa

Qendra për Menaxhim me Kriza ndjek nga afër krizën në Dibër dhe Qendrën Zhupa

Qendra për menaxhim me kriza ndjek nga afër krizën e shpallur në Komunën e Dibrës dhe Qendrën Zhupa. Ata thonë se vazhdimisht i marrin parasysh kërkesat që i kanë qytetarët e këtij territori. Agron Buxhaku , drejtor i qendrës për menaxhim me kriza deklaroi se kanë arritur të zgjidhin problemin me prodhuesit e qumështit dhe prodhimeve të tjera.

“Kemi kërkuar te zgjidhet problemi me prodhuesit e qumështit dhe prodhimet tjera ushqimore, në kuadër të komunës së Dibrës, që kërkonin të mund ta nxirrnin qumështin prej Dibrës pasi që janë në karantinë, qe të mund të përpunohet qumështi dibranët do ta sjellin ne Tërnicë apo afër Mavrovës ku ka fabrika për përpunim te qumështit. Kjo u zgjidh përfundimisht”, deklaroi Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Agron Buxhaku.

Ai më tej tha që në bazë të kërkesave të asaj zone, kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dy respiratorë për nevoja urgjente të të prekurve nga virusi.


“Problemi tjetër qe u parashtrua sot nga ne, kemi kërkuar respirator sepse në rast të keqësimit të gjendjes së pacientëve që gjenden në Dibër të cilët janë të prekur nga virusi “Covid 19 “ do na duhen respiratorët. Ketë kërkesë për 2 respirator e kam dërguar tek ministria e shëndetësisë dhe po presim përgjigje”, deklaroi Buxhaku.

Në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme do të veprojmë sipas ligjit, deklaroi Buxhaku./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Lajme
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Kalo në kategori