Që nga mosha shtatë vjeçare fans i madh i futbollit – Gjilanasi njohës i klubeve vendase dhe ndërkombëtare
![Që nga mosha shtatë vjeçare fans i madh i futbollit – Gjilanasi njohës i klubeve vendase dhe ndërkombëtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/adeon1-780x439.png)
“Dashuria ime për futbollin ka filluar qysh në moshën shtatë vjeçare”.
Kështu shprehet për Telegrafin 13 vjeçari nga Gjilani, Adeon Ibrahimi, cili është fans i futbollit dhe është ndjekës qysh nga mosha e hershme e rritjes së tij.
“Unë jam Adeon Ibrahimi, jam 13 vjeçar dhe jam në klasë të tetë. Dashuria ime për futbollin ka filluar qysh nga mosha shtatë vjeçare, pra nga kjo moshë fillova ta shikoj futbollin. Njoh shumë ekipe të futbolli nga ligat e para e deri tek ato të gjashta”, është shprehur Ibrahimi.
Ai thekson se aktualisht është duke ushtruar në njërin prej ekipeve vendase, mirëpo në të ardhmen Ibrahimi shpreson se do të transmetohet në një ekip të ri.
“Për momentin jam duke ushtruar në disa ekipe të futbolli, mirëpo për shkak të pushimit dhe besoj se në sezonin e ri do të shkoj do të transformohem në një klub të ri. Shpresoj që do të luaj për ndonjë ekip më të madh vendas, si Drita ose Gjilani, e pastaj do të doja të luaja edhe për Real Madridin”, ka theksuar ai.
Ekipi favorit vendas i tij është Gjilani, ndërsa ai ndërkombëtar është Real Madridi. Ibrahimi për këto ka treguar edhe arsyen se pse i favorizon më shumë se ekipet e tjera.
“Ekipi jem i preferuar në Kosovë është SC Gjilani dhe arsyeja pse më pëlqen është sepse e ruan traditën e ekipit, është derbi kundër FC Dritës, ndërsa arsyeja e njëjtë është edhe për Real Madridin, e cili është ekipi jem i preferuar ndërkombëtar dhe i cili ruan traditën e klubit, e kemi rival të madh Barcelonën”, ka thënë 13 vjeçari.
Ibrahimi thotë se përveç Gjilanit, klub të cilin e përcjell në Superligën e Kosovës, ai i përcjell të gjitha ekipet e tjera, sidomos Ballkanin pas sukseseve në garat ndërkombëtare.
“Ekipi që e shoh favorit edhe këtë herë për ta fituar Superligën e Kosovës, është klubi suharekas Ballkani, i cili pritet ta fitojë titullin e katërt radhazi, por nuk do të thotë që nuk ka ekipe tjera favorite”, ka thënë ai.
Lojtari i preferuar i 13 vjeçarit nga Gjilani është Cristiano Ronaldo, i cili sipas tij ka angazhim të madh në lojë.
“Lojtari im i preferuar është Cristiano Ronaldo, arsyeja pse më pëlqen kaq shumë si lojtar është për shkak të lojës së tij, angazhimi i tij në lojë. Ndërsa, lojtari im i preferuar është Vedat Muriqi, ndërsa në Shqipëri është Armando Broja”, ka theksuar Ibrahimi.
Ai përfundoi duke treguar edhe rezultatet e Euro 2024, ku sipas tij në ndeshjen finale që do të mbahet të dielën mes Anglisë dhe Spanjës, pritet të fitojë Anglia.
“Në Euro 2024 i kam përcjellur që të gjitha ndeshjet, qysh nga ndeshja hapëse Gjermani-Skoci dhe deri tani në finale. Ekipin të cilin e kam pasur si favorit për ta fituar Euro 2024 ishte Kombëtarja e Francës dhe e Zvicrës, por fatkeqësisht ato u eliminuan, mirëpo në finalen e cila do të mbahet mes Anglisë dhe Spanjës, besoj që do ta fitoj Anglia sepse ka potencial më të madh dhe ka lojtar shumë më të mirë se Spanja”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Capital T për pak rrëzohet në skenën e](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kapo6-380x233.jpg)
Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën
![Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/franca-7-380x233.jpg)
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike
![Prishtinë, vetura bie në hapësirën ku ishin duke u zhvilluar punime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/450928709_1829017100953774_5484138658906336817_n-1-380x233.jpg)
Prishtinë, vetura bie në hapësirën ku ishin duke u zhvilluar punime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-27-122853-380x233.png)
"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi
![Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/aak1-380x233.jpg)
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK
![Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/duha6-380x233.jpg)
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-234938-380x233.png)
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
![Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-80-380x233.jpg)
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_19-27-380x233.png)
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
![E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-222432-380x233.png)
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
![E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bi-99999999999999-380x233.jpg)
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë