Zeqirja Qazimi, imami i akuzuar për rekrutim në terrorizëm gjykimin e tij e krahasoi me padrejtësitë që iu bënë njërit nga të dërguarit e Zotit.
“Jam i nderuar të gjykohem për çështje fetare pastaj duke pasë model pejgamberin Isuf të mbrohen nga ajo që padrejtësisht akuzohem. Dua të vërtetoj atë që kam bindje dhe atë qe kam punuar dhe ta mohoj atë që më ngarkohet pa të drejtë,” tha Qazimi në fjalën e tij përfundimtare.
Zeqirja Qazimi, imami i xhamisë “El-Kudus” në Gjilan, akuzohet për rekrutim në terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes, ndërsa prokurori Elez Blakaj në fjalën e tij përfundimtare të dhënë po sot, tha se Qazimi kishte sukses në lidhje em këtë rekrutim.
Qazimi më tutje tha se xhihadi nuk është terrorizëm.
“Në aktakuzë thuhet se unë kam folë për rendësinë e xhihadit dhe rendësinë e shehidit dhe kjo është e vërtetë, por në fund të akuzës xhihadi llogaritet terrorizëm dhe kjo nuk është e vërtetë, pasi rregullat e xhihadit rreptësisht e ndalojnë terrorizmin e padrejte madje edhe shkatërrimin e bimëve, e të mos flasim për njerëz të pafajshëm-gra e fëmijë”, tha më tutje imami Qazimi.
Ai tha se në Kuran ndodhen më shumë se 100 vargje për vlerat e xhihadit dhe shehidit.
“Pra xhihadi është diçka dhe terrorizmi është diçka tjetër dhe nëse xhihadi është terrorizëm, atëherë mund të themi se unë jam një terrorist i vërtetë”, tha Qazimi.
Në gjykimin e Qazimit dhe 6 personave tjerë në gjykatë më 28 prill dëshmoi njohësi i islamit Ilmi Rexhepi.
“Fjala xhihad në gjuhën arabe në kuptimin etimologjik do të thotë përpjekje, mund, angazhim, kurse në një nga përkufizimet terminologjike islame nënkupton përpjekjen, angazhimin, mundin që bën dikush nga myslimanët në të gjitha format e mundshme, duke përfshirë arsimimin, edukimin, luftën legjitime dhe format tjera të kontributit që mund të japë njeriu”, tha eksperti.
Prokurori Elez Blakaj në fjalën e tij i cilësoi ligjëratat e Qazimit frymëzuese të shkuarjes së disa kosovarëve në Siri.
Qazimi tha se po të ishte obligim shkuarja në Siri, ai do të ishte aty.
“Po të mendoja unë se xhihadi është obligim individual, unë sot nuk do të isha këtu, por ose në Mosul ose ne Raqa, sepse nuk lejohet që një prijës fetar të udhëzojë dikë, e vetë të mos e bëjë dhe po të ishte obligim shkuarja në Siri po them se do të isha atje”, tha Qazimi.
Zeqirja Qazimi nuk e pranoi se ka thënë që “gjaku i qafirëve është pija më e mirë për myslimanin”.
“Sa i përket thënies së prokurorit se gjaku i kufarëve është pija më e mirë dhe se kjo nënkupton se qafirat duhet të mbyten, ky është një pretendim i ulët sepse pirja e gjakut është e ndaluar dhe haram me Kuran”, tha Qazimi.
Ai mohoi edhe atë që thuhet në aktakuzë se Qazimi ndërroi komandën e shqiptarëve të Kosovës në ISIS nga Lavdrim Muhaxheri te Ridvan Aqifi.
“Sa i përket thënies se prokurorit për ndërrimin e Lavdrim Muhaxherit me Ridvan Aqifin, kjo nuk është e lejuar as fetarisht e as me rregullat e luftës, e sa i përket anës fetare mospjesëmarrësi direkt me trupin e tij në luftë nuk ka kurrfarë të drejte mbi atë luftë, e sa i përket anës ushtarake këtë e dinë ekspertët e ushtrisë”, tha Aqifi.
Qazimi në fjalën përfundimtare tha se nuk e përkrah ISIS-in dhe “Al-Nusra”-n.
“Unë islamin nuk e kam të lidhur as me ISIS-in dhe as me ‘Al Nusra’-n dhe as me ndonjë organizatë tjetër, ngase islami është më i vjetër se kta dhe do të jetë edhe atëherë kur këta nuk do të jenë. Islami e ndalon terrorizmin dhe padrejtësinë, andaj unë nuk kam mundësi ta përkrahë atë që nuk e përkrah feja ime”, tha Qazimi. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës