Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se në Policinë e Kosovës janë bërë reforma të brendshme dhe do të vazhdojnë të bëhen.
Qalaj këtë deklaratë e bëri të ditur në një intervistë për emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ku tha se reformat janë duke u bërë në dy drejtime.
“Policia e Kosovës duhet të reformohet nga brenda, në mënyrë që të përmirësojnë atë çka është e mundur. Ato reforma kanë qenë në dy drejtime: reforma në çështjen e qasjes ndaj punës dhe dinamika e re nëpër drejtoritë e ndryshme në kuadër të stacionit të Policisë së Kosovës. Ne fillimisht kemi bërë një ristrukturim në kuadër të organizatës, kemi rishqyrtuar statusin organizativ, kemi shtuar disa organizma pasi më herët nuk i kemi pasur… Njësinë e inspektimit, njësinë e integrimit, për konflikt të interesit nuk i kemi pasur. Pastaj me strukturimin e ri kemi forcuar edhe drejtoritë rajonale, njësit kundër krimeve kibernetike, kemi bërë divizion të standardeve profesionale, kemi bërë disa ndryshime tjera të cilat do të kenë ndikim shumë pozitiv në Policinë e Kosovë. Në këtë rast kemi bërë ripozicionimet e kolegëve tanë të ndryshëm, me një qëllim që të gjejmë njerëz me integritet sa më të mirë”, u shpreh Qalaj.
Për Policinë e Kosovës sipas Qalaj, është krijimi i një sistemi të reformuar brenda në këtë institucion i cili do të jetë në interes të tyre.
“Reformat do të vazhdojnë dhe jemi duke punuar bashkërisht me një projekt të Bashkimit Evropian mbi reformat në polici. Është një projekt trevjeçar i cili ka për detyrë që strukturën organizative të Policisë së Kosovës, ta bëjë njëjtë me strukturën organizative me policinë demokratike në vendet perëndimore. Edhe ndryshimet e fundit që janë bërë, janë bërë në linjë me këtë projekt. Në vazhdimësi jemi duke punuar se çka mund të bëjmë më mirë për Policinë e Kosovës, dhe reforma do të vazhdojnë gjithmonë”, theksoi Qalaj.
Sa i përket planifikimeve të Policisë së Kosovës për këtë vit, Qalaj tha se kanë në plan disa çështje si ajo e komunikacionit rrugor, e krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit si dhe shërbime tjera që qytetari të jetojë i sigurt në vendin e tij.
I pyetur për rastin e policit në komunën e Drenasit, për dyshimet se ka kryer abuzim seksual ndaj së miturës, ai tha: “Ai është një rast fatkeqësisht që ka ndodh dhe dyshohet që rreshteri i policisë ka bërë një vepër të tillë ‘keqpërdorim i një vajze të mitur’. Mirëpo do të ishte keq nëse policia, prokuroria mos ta trajtonin rastin si duhet. Mirëpo janë marr të gjitha masat e duhura ndaj disa personave në këtë rast edhe zyrtarit policor, dhe kjo nuk e dëmton imazhin e Policisë së Kosovës. Trajtimi i këtij rasti ka qenë mjaft i shpejt dhe reagimi i qytetarëve ka qenë i duhuri”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri