LAJMI I FUNDIT:

PZAP refuzoi kërkesën e LVV kundër Aleksandar Arsenijeviqit për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore

PZAP refuzoi kërkesën e LVV kundër Aleksandar Arsenijeviqit për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kundër Aleksandar Arsenijeviqit, kryetar i “Demokracia Serbe”, për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimit të PZAP-së, LVV ishte ankuar se Arsenijeviqi kishte penguar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në veriun e Mitrovicës, ku ka theksuar se partia kishte planifikuar aktivitet në kuadër të fushatës zgjedhore atje.

Tutje në arsyetimin e VV-së është thënë se Arsenijeviqi ka tentuar ta pengojë aktivitetin, ka ofenduar dhe fishkëllyer drejt Kurtit, ministrave e deputetëve.


Ndërsa, Arsenijeviq në përgjigjen e tij ka thënë se VV-ja nuk ka shpallur aktivitet të fushatës zgjedhore për atë ditë në Mitrovicë të Veriut dhe askush “publikisht nuk ishte në dijeni se kryeministri Kurti po planifikonte një vizitë edhe në Mitrovicën e Veriut”.

PZAP-ja ka thënë se pretendimet e VV-së janë “të paqëndrueshme” dhe i refuzon “për faktin se veprimet e përshkruara në ankesë nuk paraqesin ndonjë nga shkeljet e pretenduara”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Kalo në kategori