Salla e shtypit në Gjenevë gjatë takimit të presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit Joe Biden përjetoi një moment tensioni me një pyetje të korrespondentit Matthew Chance për tre çështje që mbajnë të interesuar komunitetin ndërkombëtar.
Pas takimit të tij me presidentin e SHBA-së Joe Biden në Gjenevë, takim i cili zgjati rreth katër orë, presidenti rus Vladimir Putin ishte i pari që dha një konferencë për shtyp, ku ai u përball me pyetje të vështira nga një gazetar nga rrjeti amerikan CNN.
Reporteri britanik Matthew Chance e filloi fjalinë e tij me një interes për tonin e bisedës së Putinit me Biden, por më pas pyetjet e tij u bënë shumë më të theksuara. “A jeni zotuar të ndaloni kryerjen e sulmeve kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara? A premtuat të ndaloni kërcënimin e sigurisë së Ukrainës? A keni premtuar të ndaloni shtypjen e opozitës në Rusi”? e pyeti gazatari i CNN presidentin rus Putin, transmeton Telegrafi.
Putini e filloi përgjigjen e tij duke vërejtur se dialogu me Biden ishte i lirë dhe se ishte “shumë konstruktiv”. Dhe pastaj, megjithëse ai tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të “fillonin konsultime” mbi sigurinë kibernetike sepse është “jashtëzakonisht e rëndësishme”, udhëheqësi i Kremlinit devijoi fokusin e pyetjes dhe pretendoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë kryer më shumë veprime të tilla si sulme kibernetike sesa rusët.
“Administrata amerikane, nuk dua të them se cili organ është, por burimet amerikane pretendojnë se shumica e sulmeve kibernetike në botë ndodhin në të vërtetë në hapësirën kibernetike amerikane. Vendi i dytë është Kanada, dhe i treti Mbretëria e Bashkuar. Në atë listë të vendeve, hapësira kibernetike më e prekshme nuk është e jona”, tha Putin pa dhënë përgjigje në pyetjet e tjera të bëra nga Chance. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë