Pyetet për Big Brother, Alketa Vejsiu reagon me kritika: Nuk jam për përmbajtje erotike në mes të ditës, është tejkaluar çdo limit etik

Moderatorja dhe producentja, Alketa Vejsiu, ka ndarë një reagim të gjatë në Instagram, ku shpreh mendimin e saj për “Big Brother Kosova”, si format dhe si realizim.
E pyetur nga një ndjekës për opinionin e saj, Vejsiu dha një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe kritike, duke u ndalur tek etika, niveli i përfaqësimit dhe mënyra se si prezantohen personazhet brenda programit.
Më poshtë deklarata e saj e plotë:
“Hah duhet ta bëja një edicion unë. Në rolin e producentes dhe gazetares së një Reality Show s’më keni imagjinuar, por do ishte bast i fituar. Do ta prezantoja mirë; do ngrija nivelin se tek Bigu Kosovës me ç’shoh në rrjetet sociale është tejkaluar çdo limit etik. Nuk jam për Porno në mes të ditës kurrsesi. Shoh skena që të krijojnë bezdi, diskomfort. The Drive is “Sex Sells” S’do shisja gjithçka për suksesin e një formati televiziv. TV ka një mision; është hapësirë shumë e privilegjuar. Lërë pastaj modelet që serviren, njerëzit që futen. Ka personazhe interesantë, ka pastaj njerëz që nuk e di çfarë përfaqësojnë, me çfarë statusi futen. Pse duhet të bëhen model ca modele që përfaqësojnë s’di çfarë, vetëm t’i tundojnë të pasmet dhe na japin leksione erotizmi. Formati ama, është eksperiment social televizi i provuar për numrat dhe suksesin. Nuk e kontestoj. Mendoj që dhe duke rritur nivelin e personazheve dhe narrativen; sukses dhe lajm mund të prodhohet njësoj. I shpall luftë vulgaritetit dhe ata që futen do të doja shumë të kishin ç’të tregonin dhe sillnin. Ka personazhe interesant që më kanë pëlqyer ndaj s’dua ta përgjithësoj këtë qëndrim”.
Reagimi i saj ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet, me ndjekës që ndajnë mendime të ndryshme mbi kritikat dhe sugjerimet e Vejsiut për programin, i cili vijon të jetë ndër më të ndjekurit në Kosovë. /Telegrafi/




























































