Fotografi të ushtrisë së plakur ruse të Vladimir Putinit po qarkullojnë kudo, ku rezervistët shihen të moshuar duke u dërguar në vija të frontit në Ukrainë, që sipas ekspertëve të sigurisë po cilësohet si turp i madh për Kremlinin.

Putin urdhëroi mobilizimin e 300 mijë rezervistëve që do të dërgohen për të luftuar në Ukrainë, por numri i rusëve që kanë ikur nga ky vendi që nga fillimi i këtij mobilizimi, është më i madh se numri i ushtarëve që Putini i dërgoi në Ukrainë në fillim të luftës.


2 52

Janë shumë të paktë ata civilë që i janë bashkuar mobilizimit, por edhe që kanë bërë një gjë të tillë janë të moshuar dhe nuk mund të jenë të aftë për të luftuar, transmeton Telegrafi.

3 36

Në Sevastopol të Krimesë, janë parë rezervistët me flokët e thinjura dhe me rrudha në fytyrë, një dëshmi tjetër se Putinit po i mungojnë ushtarët për t’i dërguar në front.

4 24

E numri i atyre që janë larguar nga Rusia që nga mobilizimi, tejkalon shifrën e ushtarëve që ishin dërguar në Ukrainë në fillimin e pushtimit rus.

5 17

Shumica prej tyre për destinacion kanë Gjeorgjinë, Armeninë, Turqinë, Serbinë por edhe Finlandën. E për të parandaluar një ikje masive, ushtria ruse ka vendosur punkte përgjatë vijës kufitare me shtetet fqinje.

6 12

Pamje të ndryshme nga ajri tregojnë kolona të gjata të veturave civile, që sipas mediave ndërkombëtare shkojnë deri në 18 kilometra. /Telegrafi/

7 6

8 5