LAJMI I FUNDIT:

Putini në panik ‘zhduket në pallatin e tij të fshehtë pyjor’ mes demonstratave kundër luftës në disa pjesë të Rusisë

Putini në panik ‘zhduket në pallatin e tij të fshehtë pyjor’ mes demonstratave kundër luftës në disa pjesë të Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin u arratis në kompleksin e tij të fshehtë të pallatit pranë liqenit Valdai, diku midis Moskës dhe Shën Petersburgut, mes protestave kundër mobilizimit në Rusi.

Sipas gazetares së pavarur Farida Rusamova, e cila citoi tre burime të njohura me orarin e Putinit, presidenti rus udhëtoi për në shtëpinë e tij të pushimeve të mërkurën, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

Ai ka pushuar “trupin dhe shpirtin” e tij në kompleksin luksoz, i cili ndodhet brenda një pylli, tha Rusamova në një postim në Telegram.


Sipas MailOnline, bëhet fjalë për një ndërtesë luksoze trekatëshe.

Ka pak informacion të qasshëm publikisht për pronën sekrete, por sipas Fondacionit Anti-Korrupsion, i cili u themelua nga aktivisti i burgosur rus Alexei Navalny, rezidenca është e preferuara personale e Putinit.

Organizata e Navalny pretendon se prona është pjesërisht në pronësi të Yuri Kovalchuk – miliarderi që përshkruhet si bankier personal i Putinit.

Rusamova pohoi se Putini synon të qëndrojë në kompleks deri të paktën të enjten e ardhshme.

Gazetarja pohoi gjithashtu se presidenti kishte regjistruar paraprakisht disa video të takimeve, të cilat media shtetërore ruse synon t’i publikojë në mënyrë sporadike gjatë gjithë javës, në përpjekje për të maskuar mungesën e tij nga publiku.

Rusamova tha se Putin u nis për në pallatin e tij ditën kur u publikua një video, që tregonte se ai shpalli mobilizimin e pjesshëm ushtarak të mërkurën.

Por protestat e përhapura shpërthyen në të gjithë Rusinë pasi Putin njoftoi se 300,000 rezervistë do të urdhëroheshin të luftonin në luftën e vendit kundër Ukrainës.

Kështu, qindra rusë, duke përfshirë vajza deri në 14 vjeç, janë arrestuar ndërsa merrnin pjesë në mitingjet e paligjshme, të ndaluara sipas ligjit rus, sipas raporteve.

OVD-Info tha se 724 persona u arrestuan në 32 qytete të ndryshme të shtunën, sipas BBC News.

Protestat janë zhvilluar në qytete duke përfshirë Moskën, Shën Petersburg, Tomsk dhe Omsk, raportoi Sky News. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës bjelloruse jep lajmin

Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës bjelloruse jep lajmin

Botë
Inteligjenca ukrainase paaftëson lokomotivën që transportonte pajisje ushtarake në Voronezh të Rusisë

Inteligjenca ukrainase paaftëson lokomotivën që transportonte pajisje ushtarake në Voronezh të Rusisë

Evropa
Paralajmëron kreu i inteligjencës gjermane, thotë se Rusia dëshiron të testojë Perëndimin

Paralajmëron kreu i inteligjencës gjermane, thotë se Rusia dëshiron të testojë Perëndimin

Evropa
Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Botë
Koreja e Veriut zbulon për herë të parë nëndetësen me energji bërthamore

Koreja e Veriut zbulon për herë të parë nëndetësen me energji bërthamore

Azia
Kalo në kategori