Putin u përpoq ta lidhë Ukrainën me sulmin e ISIS-it në Moskë, reagon Zelensky

Volodymyr Zelensky ka thënë se është mirënjohës për të gjithë ata që reaguan shpejt kundër propagandës së Vladimir Putinit, i cili u përpoq që ta fajësojë Ukrainën për sulmin në sallën e koncerteve në Moskë.
Presidenti ukrainas falënderoi të gjithë komunitetin ndërkombëtar që nuk ranë në grackën e shtetit rus "që u mundua të mashtrojë botën përmes propagandës dhe shantazhit".
"]
Putin gjatë ditës së djeshme ka deklaruar pa dhënë prova, se të dyshuarve për të shtënat në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” iu ofrua një "dritare" për të kaluar kufirin në Ukrainë.
“Rusia duhet ta humbasë luftën në Ukrainë, sepse është mënyra e vetme për të mbrojtur me siguri jetët njerëzore”, vazhdoi Zelensky.
Ai akuzoi Rusinë se ka sjellë "vdekje, dhimbje dhe terror në vend të ligjit ndërkombëtar".














































