LAJMI I FUNDIT:

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Rusia nuk ka plane për të sulmuar ndonjë vend të NATO-s dhe nuk do të sulmojë Poloninë, shtetet baltike apo Republikën Çeke, por nëse Perëndimi furnizon Ukrainën me aeroplanë luftarakë F-16, atëherë ata do të rrëzohen nga forcat ruse.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë të mërkurën presidenti Vladimir Putin.

Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022 ka shkaktuar krizën më të thellë në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962.


Duke folur me pilotët e forcave ajrore ruse, Putin tha se aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA ishte zgjeruar në lindje drejt Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, por se Moska nuk kishte plane të sulmonte ndonjë shtet të NATO-s.

“Ne nuk kemi synime agresive ndaj këtyre shteteve”, citohet të ketë thënë Putin, sipas një transkripti të Kremlinit të lëshuar të enjten.

SHBA kërkon të ndalojë eksportet e kompanive, mallrat e të cilave mund të përfundojnë në Rusi
Lexo po ashtu SHBA kërkon të ndalojë eksportet e kompanive, mallrat e të cilave mund të përfundojnë në Rusi

“Ideja se ne do të sulmojmë një vend tjetër – Poloninë, shtetet baltike dhe çekët po tremben gjithashtu – është absurditet i plotë. Është thjesht një nxitje”.

Kremlini, i cili akuzon SHBA-në se po lufton kundër Rusisë duke mbështetur Ukrainën me para, armë dhe inteligjencë, thotë se marrëdhëniet me Uashingtonin ndoshta nuk kanë qenë kurrë më keq.

Dhe i pyetur për aeroplanët luftarakë F-16 që Perëndimi ka premtuar t’i dërgojë në Ukrainë, Putin ka thënë se aeroplanët e tillë nuk do ta ndryshonin situatën në Ukrainë.

“Nëse ata e furnizojnë me F-16, dhe ata po flasin për këtë dhe me sa duket po trajnojnë pilotë, kjo nuk do të ndryshojë situatën në fushën e betejës”.

“Dhe ne do të shkatërrojmë aeroplanët ashtu siç shkatërrojmë sot tanke, automjete të blinduara dhe pajisje të tjera, duke përfshirë raketa të shumta”.

Deklaratat e Putinit pasuan komentet më herët gjatë ditës nga ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba se aeroplanët duhet të mbërrijë në Ukrainë në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori